Costacurta: Nuk besoj se hyrja e Modrić do të kishte ndryshuar diçka në Milani-Benfica
17 Shtator 2026 13:13 Alfred Lleshi Alessandro Costacurta komentoi me zhgënjim paraqitjen e Milanit në humbjen 2-0 ndaj Benfica, në ndeshjen e parë të fazës së ligës së “Europa League”. “Zhgënjyese. Kishim pritshmëri të tjera për disa lojtarë. Është e vërtetë që trajneri kishte befasuar me disa zgjedhje, por shpresoja që lojtarët në fushë të bënin pak më mirë. Nuk mbaj mend një skuadër që ta ketë kërkuar kaq pak topin në thellësi”, – deklaroi ish-mbrojtësi kuqezi. Costacurta u ndal edhe te vendimi i Ruben Amorim për të mos aktivizuar Luka Modrić gjatë ndeshjes: “Në atë moment bëri zëvendësimet e duhura. Nuk më duket se Modrić mund të ndryshonte diçka. Nuk mendoj se kishte aftësinë për ta ndryshuar aq shumë ndeshjen”. Në të njëjtën linjë...
Burimi:
telesport.al