Copernicus: Viti 2026 pritet të shënojë sërish tejkalimin e pragut kritik prej 1,5°C të ngrohjes globale
Viti 2026 pothuajse me siguri do të shënojë sërish tejkalimin e kufirit prej 1,5 gradësh Celsius të ngrohjes globale, krahasuar me nivelet paraindustriale, sipas Shërbimit të BE-së për Ndryshimet Klimatike, Copernicus. Ky do të ishte rasti i dytë pas vitit 2024, siç raportoi të premten ky shërbim, megjithëse objektivi konsiderohet zyrtarisht i tejkaluar vetëm kur kjo vërtetohet në bazë të një mesatareje shumëvjeçare. Komuniteti ndërkombëtar fillimisht kishte synuar kufizimin e ngrohjes globale në 1,5 gradë Celsius, me qëllim shmangien e pasojave më katastrofike të krizës klimatike. Copernicus vlerëson se viti 2026 ka shumë gjasa të jetë viti i dytë më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve. Ekziston gjithashtu një mundësi prej 20% që ai të tejkalojë rekordin e vendosur në vitin 2024. Ekspertët e...
Burimi:
syri.net