COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Samiti i Liderëve të Konferencës së Palëve për klimën, COP31, hapet sot në Antalia të Turqisë, por disa nga figurat kryesore të Bashkimit Evropian nuk do të jenë në tryezën e negociatave. Kancelari i Gjermanisë, Merz, Presidenti i Francës, Macron, Kryeministri i Italisë, Meloni dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, pritet të mungojnë në këtë takim. Samiti zhvillohet sot dhe nesër. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të mbajë një fjalim gjatë samitit. Asnjë përfaqësues i qeverisë amerikane nuk do të jetë i pranishëm në COP për të dytin vit radhazi. Presidenti Donald Trump e tërhoqi vendin nga negociatat duke e quajtur ndryshimin e klimës një “mashtrim”. Samiti i Udhëheqësve mbahet në fillim të...
Burimi:
kohajone.com