Conte-Juve jo vetëm një fiksim, “dridhet” stoli i Spalletti-t

Conte-Juve jo vetëm një fiksim, “dridhet” stoli i Spalletti-t

7 pikë në 4 javë, vendi i 8-të në Serie A, janë shifra që nuk “ngrohin” as tifozët e Juves, e aq më pak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Ky fillim sezoni, aspak pozitiv, është në vazhdën e rezultateve të viteve të fundit, ku drejtuesit e klubit janë përpjekur në çdo formë të kthejnë Juven aty ku i takon, por diçka të tillë nuk e arritën as Thiago Motta, as Tudor, e as Spalletti. Humbja e fundit, ajo kundër Sassuolo-s, ka bërë që në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” të ndizet “alarmi i kuq”, dhe në raste të tilla, i pari që përfundon nën akuzë është trajneri. Këto ditë, menjëherë pas humbjes në “Mapei”, në Torino dhe jo vetëm, mediat kanë filluar të aludojnë se...