Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet
Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investimet online është goditur nga autoritetet e disa shteteve, në një operacion të koordinuar nga Eurojust dhe Europol. Në kuadër të aksionit janë arrestuar shtatë persona, janë kontrolluar 17 ambiente dhe janë sekuestruar më shumë se 100 servera që dyshohet se përdoreshin për aktivitetet kriminale. Operacioni përfshiu Shqipërinë, Kosovën, Gjermaninë, Qipron, Finlandën, Izraelin dhe Maqedoninë e Veriut. Humbjet financiare të shkaktuara nga kjo skemë mashtrimi i Call Center-ave vlerësohen në mbi 4 milionë euro. Hetimet nisën në vitin 2022, pas denoncimit të një çifti gjerman, i cili kishte investuar kursimet e tij përmes një platforme online, por nuk arriti të tërhiqte fitimet e pretenduara. Sipas hetuesve, rrjeti përdorte platforma tregtare online që paraqiteshin si legjitime, duke u...
Burimi:
javanews.al