Çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik, rreth 2 paund për litër!
Çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur një rekord historik prej 1,9918 paund për litër (213 lekë për litër), sipas organizatës automobilistike RAC, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vijon të rrisë koston e karburanteve. Edhe çmimi i benzinës vijojnë të rriten, me një litër që aktualisht kushton 1,74 paund. Gjatë shtatë muajve të fundit, lufta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në prodhimin dhe transportin e naftës në rajon, duke çuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve të prodhuara nga nafta. RAC tha se çmimi i naftës ka hyrë në “territor të paeksploruar”, duke shërbyer si një kujtesë për “varësinë e madhe të Britanisë së Madhe nga ngjarjet që ndodhin shumë larg saj”. Çmimi i...
Burimi:
javanews.al