Çmimi i naftës mbi 200 lekë për litër! Ministria e Financave: Në korrik u importuan 75 mijë tonë karburant
Çmimet e larta të karburanteve nuk kanë sjellë ulje të konsumit. Përkundrazi, muaji korrik ka shënuar nivelin më të lartë të importeve të karburanteve, edhe pse çmimi i naftës gjatë kësaj periudhe arriti deri në 200 lekë për litër. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë korrikut u zhdoganuan 75.779 tonë karburant, rreth 4.800 tonë më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo përkthehet në një rritje prej afro 6.9%. Një ndër faktorët që ka ndikuar në këtë rritje është sezoni turistik. Fluksi më i madh i turistëve të huaj dhe shtimi i lëvizjeve me automjete kanë rritur kërkesën për karburant, duke e çuar importin në nivele rekord. Megjithatë, panorama ndryshon kur shihet në total për shtatë muajt e...
Burimi:
kohajone.com