Çmim tronditës: detajet e orës së rrallë që Harry Kane mbante në ceremoninë e “Ballon d’Or”
27 Tetor 2026 15:05 Telesport Harry Kane nuk tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e “Ballon d’Or” vetëm për arritjet e tij në futboll. Kapiteni i Anglisë ra në sy edhe me pamjen e tij, duke u shfaqur me një orë të rrallë që i dha një shkëlqim të veçantë natës më të rëndësishme të karrierës së tij. Sulmuesi i Bayern Munich mbërriti në teatrin “London Palladium” të hënën në mbrëmje, së bashku me bashkëshorten e tij Kate Goodland, duke mbajtur në dorë një orë “Rolex Cosmograph Daytona” të punuar me safirë blu – një nga modelet më të rralla dhe më luksoze të markës së famshme zvicerane. Faqja franceze e internetit “Foot Mercato”, duke iu referuar gazetës britanike “The Sun”, e vlerëson orën në rreth një...
Burimi:
telesport.al