“Çmenden” çmimet e gazit në Evropë, shkojnë në mbi 70 euro, shkaku kryesor lufta në Lindjen e Mesme!
Çmimi i gazit natyror në Evropë u rrit të hënën mbi 70 euro për megavat-orë, në një kohë kur përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka shtuar pasigurinë për furnizimet me gaz natyror të lëngshëm (LNG). Kontrata e muajit të parë për gazin holandez TTF, standardi kryesor i tregut evropian, u rrit me më shumë se 5% pas mesditës, ndërsa tregjet reaguan ndaj rrezikut për ndërprerje të mëtejshme të eksporteve të LNG-së nga Gjiri. Përshkallëzimi ushtarak rreth Ngushticës së Hormuzit ka shtuar shqetësimet për furnizimet globale. Përmes kësaj rruge detare kalon normalisht rreth një e pesta e tregtisë botërore të LNG-së, ndërsa situata aktuale e ka kufizuar ndjeshëm trafikun. Rritja e çmimeve vjen në një periudhë kritike për Evropën, e cila po përpiqet të...
Burimi:
javanews.al