Çka është romani? Ja si përgjigjej Ernesto Sabato

Çka është romani? Ja si përgjigjej Ernesto Sabato

Nga Ernesto Sabato Për mua, romani është si historia dhe si protagonisti i saj, njeriu: një zhanër i papastër në shkallën më të lartë. I qëndron çfarëdo qartësimi dhe shkon përtej çdo kufizimi. Sa për teknikën, e konsideroj të ligjshme çdo gjë të dobishme për qëllimet që ndiqen dhe i konsideroj të paligjshme ato risi që bëhen vetëm për hir të risisë. Kështu, kur njeriu i shekullit XX e ktheu vështrimin nga një botë e panjohur më parë, siç është nënvetëdija, ishte e pashmangshme dhe legjitime që të përdorej monologu i brendshëm. Në thelb, romani i sotëm synon eksplorimin e njeriut dhe, për ta arritur këtë, shkrimtari duhet të përdorë të gjitha instrumentet që ia bëjnë të mundur, pa u shqetësuar për koherencën dhe unitetin,...