Cineplexx sjell dy filmat e Kosovës që synojnë Oscar
10 September, 2026 - 15:15 “Dua” nga Blerta Basholli” e “Shame and Money” nga Visar Morina janë dy filma që po synojnë Oscar, dhe që të dyja janë pjesë edhe e PriFest, ku filmi “Dua” ka bërë hapjen e festivalit, kurse “Shame and Money” do të mbyllë këtë festival, shkruan KultPlus. Dhe po këta filma mund të shihen edhe prej audiencës së gjerë, pasi që do të shfaqen përgjatë këtij muaji në Cineplexx. “Dua” do të nis të shfaqet prej 15 shtatorit e tutje, kurse “Shame and Money” do të fillojë prej 25 shtatorit. Të gjithë ata që duan të shohin këta filma do të kenë mundësinë që ti përcjellin në sallat e kësaj kinemaje në Prishtinë./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com