Çifti në Kolonjë “mbush” pyllin me kanabis, arrestohen nga Policia (FOTO)

Çifti në Kolonjë “mbush” pyllin me kanabis, arrestohen nga Policia (FOTO)

droga e gjetur ne kolonje KOLONJË- Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga policia e Kolonjës për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se çifti i bashkëshortëve kanë kultivuar 270 bimë kanabisi pranë banesës së tyre në fshatin Gjirakare. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën edhe dy thasë me bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje. Ndërkohë, bimët u asgjësuan, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi: Kolonjë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Partners”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (bashkëshortë), të dyshuar si autorë të kultivimit të 270 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Gjirakare. Sekuestrohen 2 thasë me lëndë...