CIA në qendër të negociatave/ Ratcliffe mund të marrë rol kyç në paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

CIA në qendër të negociatave/ Ratcliffe mund të marrë rol kyç në paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

Administrata e Donald Trump po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në ekipin amerikan që merret me negociatat për luftën Rusi-Ukrainë. Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, mund të marrë një rol shumë më të madh në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, përfshirë kontakte të drejtpërdrejta me Moskën dhe Kievin. Sipas Financial Times, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë që Ratcliffe të përfshihet më shumë në atë që njihet si “shuttle diplomacy”, pra udhëtime dhe kontakte të drejtpërdrejta me palët për të afruar qëndrimet e tyre. Ndërkohë, roli i të dërguarit special të Trump, Steve Witkoff, dhe këshilltarit Jared Kushner, mund të reduktohet. Megjithatë, presidenti Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Ratcliffe tashmë ka krijuar kanale komunikimi me shërbimet ruse dhe ukrainase të inteligjencës...