Chelsea rrezikoi eliminimin në Carabao Cup pas 9 ndryshimeve në formacion, trajneri Alonso merr përsipër fajin
Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, mori përsipër fajin për një nisje jo të mirë në ndeshjen e Carabao Cup kundër Leeds, të cilën “blues” e fituan përfundimisht 6-3. ai pranoi se ishte një “rrezik” të ndryshonte nëntë lojtarë nga formacioni titullar për këtë sfidë të raundit të tretë. Londinezët e panë veten në disavantazh 1-0 në pushimin e ndeshjes, përpara se Alonso të aktivizonte Cole Palmer, Morgan Rogers, Reece James dhe Pedro Neto për pjesën e dytë; brenda 20 minutave, skuadra e tij kaloi në avantazh 4-2. “Kishte shumë ndryshime. Ishte një rrezik. Gjërat nuk po shkonin sipas planit, ndaj na u desh të ndryshonim. Unë mbaj përgjegjësinë për atë që ndodhi në pjesën e parë. Publiku ishte i mrekullueshëm, me atmosferën që i dha...
Burimi:
telesport.al