Charlie Chaplin, njeriu që i dha zë heshtjes dhe e ktheu të qeshurën në filozofi jete
Në epokën kur kinemaja ende nuk kishte zërin për të shqiptuar fjalët, Charlie Chaplin arriti të bëhej një nga zërat më të fuqishëm të njerëzimit. Ai nuk kishte nevojë për dialogë të gjatë, për shpjegime apo për ligjërime morale. Mjaftonte një vështrim, një gjest i brishtë, një hap i pasigurt i vagabondit të tij të famshëm, për të zbuluar tragjedinë dhe madhështinë e qenies njerëzore. Pas të qeshurës që shkaktonte, fshihej një filozofi e ndjeshme e jetës: njeriu mund të rrëzohet, të zhgënjehet, të humbasë, por nuk duhet të heqë dorë nga aftësia për të dashur, për të falur dhe për të besuar sërish. Kam falur atë që dikur më dukej e pafalshme. Jam përpjekur të zëvendësoj ata që mendonin se ishin të pazëvendësueshëm dhe...
Burimi:
kultplus.com