Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Champions League ka dhuruar emocione dhe spektakël në ndeshjet e radhës të fazës së grupeve, me disa prej skuadrave më të mëdha të Europës që kanë regjistruar fitore bindëse. Bayern Munich, Inter, PSG dhe Barcelona kanë bërë detyrën, ndërsa Manchester United ka përjetuar një mbrëmje dramatike ndaj Romës. Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 0-2 në “Metropolitano”. Pas një pjese të parë pa gola, bavarezët rritën ritmin në fraksionin e dytë, duke gjetur rrugën e rrjetës me Lennart Karl në minutën e 54-t dhe Konrad Laimer në të 74-ën. Spektakël është dhuruar edhe në “Old Trafford”, ku Manchester United ka përmbysur Romën, duke triumfuar 3-2. Italianët e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë,...