Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

Maturantët më të mirë dëshmuan këtë vit se janë të orientuar mirë nga tregu i punës. Universitetet më të kërkuara nga të rinjtë mbyllin pranimet që në ditet e para të regjistrimeve. Dega e Mjekësisë së Përgjitshme i ka plotësuar të 436 kuotat e përcaktuara për vitin e ri akademik, shkruan A2. Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar, krahas degëve të shëndetësisë, mjaft të kërkuara mbeten programet e teknologjisë së informacionit, inxhinieritë, arkitektura dhe ekonomiku. Vetëm në fazën e parë janë regjistruar mbi 30% e maturantëve. Portali U-albania ka qenë më i vizituari në këto ditë regjistrimesh. Të rinj dhe prindër të tyre ndjekin lëvizjet e listave në kohë reale, duke pritur sinjalin e ngjyrës së gjelbër i cili njofton fitoren në një apo disa programe studimi....