Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Veton Surroi ka bërë një analizë mbi aktgjykimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se thekson se vendimi nuk është ende i formës së prerë dhe se procesi do të vazhdojë në apel. Sipas tij, Gjykata nuk pranoi akuzat për krime kundër njerëzimit, duke konstatuar se nuk ishte provuar ekzistenca e një sulmi të drejtuar kundër popullsisë civile. Surroi thekson se aktgjykimi fokusohet në përgjegjësinë individuale për krime lufte dhe nuk e konsideron organizatë kriminale UÇK-në, luftën për çlirim apo synimin për pavarësinë e Kosovës. Surroi nënvizon se dënimi i individëve nuk mund t’i atribuohet UÇK-së në tërësi dhe as të ndryshojë rolin e saj historik në çlirimin e Kosovës. Disa sugjerime për leximin e aktgjykimit...
Burimi:
javanews.al