Çfarë raporti kishte Vlora Hyseni me Ergys Agasin? Gazetari: Nuk duhet lexuar si histori dashurie, ka shumë pyetje pa përgjigje
Gazetari Spartak Koka ka komentuar çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi natyrën e komunikimeve dhe raportit të saj me Ergys Agasin. Koka tha se komunikimet e bëra publike nuk duhet të interpretohen thjesht si pjesë e një historie dashurie. Sipas tij, çështja duhet parë në raport me pozicionin që Hyseni mbante dhe informacionet që ajo mund të kishte për Agasin. Gazetari u ndal veçanërisht te pretendimi i SPAK se Hyseni kishte dijeni për vendndodhjen e Agasit, ndërsa ish-drejtoresha e SHISH, sipas deklarimeve të raportuara, ka thënë se nuk e dinte se ku ndodhej ai. Koka ngriti gjithashtu pyetjen nëse mes Hysenit dhe Agasit kishte një marrëdhënie operative, duke iu referuar pretendimit të saj se Agasi...
Burimi:
ntv.al