Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për ‘pushim’ në Uashington, ngrihen pikëpyetje për shëndetin
Kërkesat e pazakonta të delegacionit kinez gjatë vizitës së Presidentit Xi Jinping në Uashington kanë rikthyer në vëmendje pyetjet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe, njëkohësisht, çështjen e trashëgimisë politike në Kinë. Sipas raportimeve të Wall Street Journal, zyrtarët kinezë kërkuan që Xi të kishte mundësi të mjaftueshme për të pushuar gjatë takimeve me Presidentin amerikan Donald Trump. Ndër kërkesat ishte edhe vënia në dispozicion e një dhome private në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, ku Xi mund të tërhiqej mes aktiviteteve. Burimet e cituara nga gazeta raportojnë se vetëm bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, mund ta shoqëronte në atë hapësirë, ndërsa pjesëtarët e tjerë të delegacionit, përfshirë shefin e stafit Cai Qi, nuk lejoheshin ta përdornin atë. Një tjetër element që ka tërhequr...
Burimi:
syri.net