Çfarë po fsheh Porti i Durrësit? Karamuço zbulon linjat e trafikut të kokainës në Shqipëri

Çfarë po fsheh Porti i Durrësit? Karamuço zbulon linjat e trafikut të kokainës në Shqipëri

Duke komentuar operacionin ku u zbuluan 42 kilogramë kokainë, eksperti i kriminalistikës Ervis Karamuço deklaroi se trafiku i drogës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë është konsoliduar prej vitesh. Sipas tij, ndër vite në Shqipëri kanë hyrë sasi të konsiderueshme droge përmes formave të ndryshme të transportit, ndërsa kokaina e pastër është përpunuar më pas në territorin shqiptar dhe është shpërndarë drejt vendeve të tjera europiane. “Ne kemi bllokuar importet nga Brazilit. Autoritetet mbi kontrollet e ushqimet së fundmi kanë marrë një vendim dhe kanë bërë bllokimin e të gjitha prurjeve, nuk e di çfarë ngarkesë është kjo dhe çfarë afati është lënë për kontratat e fundit. Ka një trafik ndër vite të konsoliduar nga Amerika Latine. Më së shumti kanë qenë sasitë e drogave që...