Çfarë ndodhi? Rama ultimatum ministrave: Të gjithë drejtorët e institucioneve të japin dorëheqjen!

Çfarë ndodhi? Rama ultimatum ministrave: Të gjithë drejtorët e institucioneve të japin dorëheqjen!

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një riorganizim të drejtuesve të institucioneve që varen nga ministritë. Mësohet se, Rama nga Budva ku ndodhet për Samitin e Procesit të Berlinit, ka komunikuar në telefon me ministrat, duke u kërkuar që të mbledhin të gjithë drejtorët që kanë në varësi. Sipas kërkesës së kreut të qeverisë, ministrat duhet t'u kërkojnë drejtuesve dorëheqjen e parevokueshme, me afat deri të hënën në orën 08:00.  Cilat institucione mund të preken? Lëvizjet e paralajmëruara pritet të përfshijnë disa institucione, si: Doganat, Tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK. Gjithashtu, pritet të përfshihen edhe institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me...