Çfarë na fsheh Edi Rama/ Mali i Zi na lë targën në rrugën për në BE

Çfarë na fsheh Edi Rama/ Mali i Zi na lë targën në rrugën për në BE

Mali i Zi po avancon me ritme të rrufeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke mbyllur edhe dy kapituj të tjerë të negociatave, atë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë ushqimore. Me këtë vendim, Podgorica ka mbyllur përkohësisht 23 nga 33 kapitujt e negociatave, duke e lënë shumë pas Shqipërinë, e cila deri më tani ka mbyllur vetëm 4 kapituj. Diferenca mes dy vendeve ka arritur tashmë në 19 kapituj, ndonëse të dyja i kanë hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian. Përtej propagandës së dhunshme të Edi Ramës, i cili tashmë përpiqet ta lidhë fatin europian të Shqipërisë me fatin e tij politik, shifrat tregojnë një realitet tjetër. Distanca me Malin e Zi është ndoshta pasqyra më e qartë e...