“Çfarë kam bërë kundër PS-së?” Ndreca flet për përjashtimin: S’jam njoftuar…

“Çfarë kam bërë kundër PS-së?” Ndreca flet për përjashtimin: S’jam njoftuar…

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, ishte i ftuar në studion e “Opinion” në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, pasi së bashku me Elisa Spiropalin, u përjashtua nga çdo forum drejtues i PS me vendim të kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama. Ndreca thotë se përveç drejtimit të një zone elektorale në Tiranë, nuk ka pasur asnjë tjetër funksion në PS, nuk është njohur me arsyet e këtij vendimi dhe as nuk është njoftuar në rrugë zyrtare, por përmes mediave. Ish-deputeti thekson se statusin e anëtarit nuk ia heqin dot ndërsa vendimin e Ramës e cilëson “akt burracakërie”. “Pa mua nuk mund të vazhdojë, se jam anëtar i PS-së. Unë nuk kam qenë, përveçse për 1 vit e gjysmë sa isha deputet, anëtar i Asamblesë,...