Çfarë i tha Trump Kosovës? Osmani zbulon mesazhin nga Uashingtoni

Çfarë i tha Trump Kosovës? Osmani zbulon mesazhin nga Uashingtoni

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për marrëdhënien e saj me presidentin amerikan Donald Trump dhe administratën e tij, duke e përshkruar si një raport të sinqertë, por njëkohësisht të orientuar drejt interesave strategjike të Kosovës. Në një intervistë për “Inside Albania” në Euronews Albania, Osmani tha se afrimiteti me Trump nuk ishte thjesht çështje personale, por edhe pjesë e përpjekjeve për të ruajtur Shtetet e Bashkuara si aleatin kryesor strategjik të Kosovës. Ajo vlerësoi gjithashtu marrëdhënien me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke theksuar qëndrimin që, sipas saj, ai ka mbajtur ndaj Kosovës dhe zhvillimeve në ish-Jugosllavi. Osmani tha se marrëdhënia me Rubion kishte nisur përpara se ai të merrte detyrën e Sekretarit të Shtetit. Sipas ish-presidentes, bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-në...