Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?
Ajri i kondicionuar është kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë moderne, sidomos në stinët e nxehta që, si pasojë e ndryshimeve klimatike, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Pavarësisht kësaj, shumë persona vazhdojnë të kenë rezerva ndaj tij, disa të mbështetura në arsye reale dhe disa të tjera jo. Kjo ngre pyetjen nëse përdorimi i kondicionerit është i shëndetshëm dhe cilat shqetësime kanë bazë të vërtetë. Edhe pse studimet shkencore për këtë çështje nuk janë ende të mjaftueshme, një pjesë e tyre japin disa përgjigje dhe udhëzime të dobishme. Në thelb, mund të thuhet se kondicioneri sjell kryesisht përfitime për shëndetin, megjithëse nuk përjashtohen edhe pasoja të caktuara negative. Përdorimi korrekt i tij ndihmon që anët pozitive të shtohen, ndërsa rreziqet të minimizohen....
Burimi:
vizionplus.tv