ÇFARË FSHEHIN TAKIMET RAMA-BALLUKU? Lubonja ngre alarmin: Mund të ketë presion mbi gjykatat

ÇFARË FSHEHIN TAKIMET RAMA-BALLUKU? Lubonja ngre alarmin: Mund të ketë presion mbi gjykatat

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbylljen e hetimeve nga SPAK për çështjen e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres Belinda Balluku, duke ngritur pikëpyetje mbi raportimet për takime të mundshme mes saj dhe kryeministrit Edi Rama. Lubonja iu referua edhe deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka folur për takime të mundshme mes Ramës dhe Ballukut. Sipas analistit, nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, ato mund të tregojnë se Rama dhe Balluku po mbrojnë interesat e njëri-tjetrit, duke i cilësuar si bashkëpjesëtarë në krim. Lubonja shprehu gjithashtu shqetësimin se fakti që Balluku vijon të jetë e lirë dhe të mbajë mandatin e deputetes, ndërsa çështja po shqyrtohet në gjykatë, mund të krijojë presion mbi sistemin e drejtësisë. “Balluku është aktive në mbrojtjen e të dyve si bashkëpjesëtarë...