Çfarë është koha?

Çfarë është koha?

Nga Jonathon Keats Në vitin 1826, koha mori një kthesë të çuditshme në Nju Hejvën në shtetin e Konektikatit në SHBA. Sipas historianit Majkëll O’Majli, për disa muaj, një orë e re e vendosur në majë të godinës së Bashkisë funksionoi në fillim ngadalë dhe më pas shumë shpejt, në krahasim me orën standarde që funksiononte për dekada që Universitetin e Jeilit aty pranë. Pasi e mallkuan prodhuesin e orës, qytetarët zbuluan se që të dyja orët ishin në fakt të sakta, por secila e mbante kohën sipas një parimi të ndryshëm. Ora e vjetër në Jeil kishte ingranazhe të komplikuara, që e ndryshonin shpejtësinë në varësi të stinëve, për të imituar kohën e treguar nga një orë diellore, e cila ndryshon me lëkundjen vjetore...