Çfarë e shkaktoi shpërthimin te karburanti “Eida”? 3 punonjësit: Nuk e kuptuam si ndodhi, po furnizonim një makinë
pamje nga vendngjarja TIRANË- Tre punonjës mbetën të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në pikën e karburantit “Eida”, pranë Brrylit në Tiranë, ndërsa ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për shkakun e ngjarjes. Mësohet se të tre të lënduarit janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se në momentin e shpërthimit po furnizonin me gaz një automjet dhe se nuk kanë dijeni se çfarë mund ta ketë shkaktuar ngjarjen. Sipas dëshmive të tyre, pranë ambienteve të zyrave ndodhej edhe një bombol gazi. Grupi hetimor po verifikon nëse ajo mund të ketë pasur ndonjë rol në shpërthim dhe nëse ka pasur rrjedhje gazi. Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, mes tyre mundësinë që shpërthimi të jetë shkaktuar nga automjeti që po...
Burimi:
zeri.ai