Çështjet e “nxehta” që pritet të diskutohen, Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS-së…
Socialistët mblidhen sot në Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e organit më të lartë drejtues të PS-së vjen në një kohë jo të qetë në selinë rozë.Në takimin e parë përgatitor për sfidën e radhës elektorale, vendoret e 9 majit, Rama do të duhet të adresojë edhe shqetësimet brenda radhëve për sfidimin nga protestat që prej majit, përplasjet e brendshme, ku prin ‘lufta’ e hapur e kryebashkiakut të Tiranës, apo edhe marrëdhënien me drejtësinë dhe dosjet e ‘nxehta’ të SPAK. Kryesocialisti, i cili ka vendosur t’i mbledhë të tijtë larg kryeqytetit, në një resort turistik në Gjirin e Lalzit, pritet ta nisë mbledhjen me fjalën e tij në orën 10:00. Axhendë tjetër përveç fjalës së Ramës ende nuk është bërë publike. Përgatitja për zgjedhjet lokale dhe formula...
Burimi:
sarandanews.com