Cërrik, zjarri i përmasave të mëdha përfshin stanin në fshatin Shtërmen! Shikoni pamjet

Cërrik, zjarri i përmasave të mëdha përfshin stanin në fshatin Shtërmen! Shikoni pamjet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik. Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se zjarri ka përfshirë ambientet e stanit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të cilat po mbështeten nga ekipet e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit. Përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll vijojnë.