Cërrik/ 14- vjeçari përplaset nga motoçikleta, transportohet drejt spitalit

Cërrik/ 14- vjeçari përplaset nga motoçikleta, transportohet drejt spitalit

Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës, në Njësinë Administrative Shalës, në Bashkinë Cërrik. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçar, nxënës i shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë, duke marrë plagë në trup. Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes.  mituri është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet. Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive.