Ceremonia zyrtare në Serbi, Bushati kritikon ashpër Vuçiç: Ratko Mlladiç nuk ishte hero, por një kriminel lufte
Kthimi në Serbi i trupit të Ratko Mlladiçit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ka rikthyer debatin për mënyrën se si Beogradi përballet me trashëgiminë e luftërave të viteve ’90. Trupi i Mlladiçit u soll në Beograd me një avion të qeverisë serbe dhe u prit nga ushtarakë serbë, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se priten pjesëmarrje masive në ceremonitë e varrimit. Presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se shteti do të ofrojë mbështetje logjistike dhe do të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Për këtë ka reaguar ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili e sheh trajtimin e figurës së Mlladiçit si dëshmi të vazhdimit të...
Burimi:
gijotina.com