Ceremonia shtetërore e “Kasapit të Bosnjës”, Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë reaguar pas varrimit të Ratko Mladiçit në Beograd, duke i cilësuar si tronditëse pamjet nga ceremonia. Të dy kanë publikuar reagimet e tyre në platformën X, duke theksuar se Mlladiç ishte një kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. “Pamjet nga varrimi i Ratko Mlladiçit dje në Beograd ishin tronditëse. Ratko Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera”, thuhet në reagimet e tyre. Von der Leyen dhe Costa kanë kritikuar edhe elementet e mbështetjes zyrtare...
Burimi:
javanews.al