Ceremonia në Presidencë, Ervin Demo betohet para Begajt si ministër i Punëve të Brendshme!

Ceremonia në Presidencë, Ervin Demo betohet para Begajt si ministër i Punëve të Brendshme!

Ervin Demo është betuar këtë të premte ( 18 shtator) si ministër i Punëve të Brendshme, në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë. Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, ndërsa më pas u lexua dekreti i Presidentit për emërimin e Demos në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në dekret thuhet:  “Me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Z. Ervin Demo emërohet ministër i Punëve të Brendshme. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.” Pas leximit të formulës së betimit, me dorën mbi Kushtetutë, Ervin Demo u betua në detyrën e re dhe më pas nënshkroi aktin shkresor të betimit. Demo merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme pas dekretimit të tij nga Presidenti, duke nisur zyrtarisht detyrën në këtë post, teksa do kryejë në...