Çerdhja e re në Gjakovë drejt përfundimit, do të ofrojë hapësirë për 120 fëmijë
Çerdhja e re në Gjakovë është në fazën përfundimtare të ndërtimit, ndërsa investimi prej mbi një milion eurosh pritet të krijojë kushte të përshtatshme për edukimin dhe përkujdesjen e 120 fëmijëve. Sipas njoftimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, gjatë një vizite në vendpunishte është parë nga afër ecuria e punimeve në këtë projekt, i cili synon zgjerimin e kapaciteteve për edukimin e hershëm në komunë. Zgjerimi i rrjetit të çerdheve mbetet një nga prioritetet kryesore, me synimin për të rritur përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm dhe për t’ua lehtësuar familjeve përkujdesjen e përditshme. Përmes investimeve të tilla, synohet që familjet të kenë qasje në çerdhe pranë vendbanimit, me kushte cilësore dhe kosto të përballueshme./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com