Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

Partia Demokratike ka reaguar për shtyrjen e Censusit të Bujqësisë, duke deklaruar se ky vendim tregon, sipas saj, se qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk po e trajton me seriozitet sektorin bujqësor. Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në PD, Ines Nurja, në një deklaratë për mediat, tha se realizimi i censusit është një detyrim që lidhet edhe me procesin e integrimit europian. Sipas saj, ai duhet të zhvillohet sa më parë, pasi përbën një instrument bazë për të evidentuar gjendjen e bujqësisë dhe për të përcaktuar politikat që duhet të ndiqen në këtë sektor. “Censusi ishte paralajmëruar të niste në tetor 2026. Tani mësojmë se shtyhet për vitin 2027 sepse “nuk mjaftoi koha për procedurat”. Ky shpjegim është i papranueshëm për një proces që nuk...