“Celulari është sëmundje në Shqipëri”, pediatrja e QSUT-së: Prindërit po i bëjnë fëmijët të varur nga telefoni

“Celulari është sëmundje në Shqipëri”, pediatrja e QSUT-së: Prindërit po i bëjnë fëmijët të varur nga telefoni

Përdorimi i celularëve mbetet një nga shqetësimet kryesore për prindërit, që ndikon në përqendrimin, sjelljen dhe zakonet e përditshme të fëmijëve. E ftuar në emisionin “Shëndet Paç” në A2 CNN me Ornela Jotin, mjekja pediatre në QSUT, Rajda Petrela, tha se celulari është sëmundje në Shqipëri. “Vijnë prindërit edhe thonë që nuk më ha pa celular, ose nuk më nuk fut gjë në gojë pa celular. 40 vjet punë në QSUT më kujtohen ato kohëra që kishte celular dhe nuk kishin këto ankesa të këtij lloji. Po kjo gjë mësohet. Kur ti e mëson fëmijën, se po mos ta mësosh, mendoj unë nuk ka mundësi që fëmija të thotë unë nuk ha pa celular”. Sipas saj, ngrënia përpara ekranit e shpërqendron fëmijën nga vakti dhe...