Çelet sezoni i ri parlamentar më 8 shtator, publikohet rendi i ditës
foto nga kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do t'i rikthehet punimeve parlamentare më 8 shtator 2026, me zhvillimin e seancës së parë plenare pas ndërprerjes së verës. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 17:00 dhe shënon hapjen zyrtare të Sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të. Thirrja e deputetëve është bërë përmes urdhrit të firmosur nga Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë Niko Peleshi,duke përcaktuar edhe çështjet që do të shqyrtohen në seancën e parë të këtij sesioni. Sipas rendit të përcaktuar, në mbledhje do të trajtohen procedurat e zakonshme që shoqërojnë nisjen e një sesioni të ri parlamentar, përfshirë edhe miratimin e dokumentacionit të mbetur nga seanca e fundit e zhvilluar në fund të muajit korrik. Rendi i ditës Hapja e punimeve të Sesionit të...
Burimi:
zeri.ai