Çelet muzeu i ri në Gjirokastër/ Me gjatësi 800 metra dhe 59 dhoma, ky është tuneli antibërthamor ku do “strehohej” byroja e komunizmit (Video)

Çelet muzeu i ri në Gjirokastër/ Me gjatësi 800 metra dhe 59 dhoma, ky është tuneli antibërthamor ku do “strehohej” byroja e komunizmit (Video)

Nën kalldrëmet e pazarit karakteristik, në zonën më të frekuentuar të Gjirokastrës, pas bashkisë, fshihet një nga sekretet më të mëdha të periudhës komuniste. Tuneli i ndertuar nga frika e luftes, është kthyer në muze, duke pritur qindra vizitorë. Ndër objektet e ekspozuara gjendet dhe një portret i diktatorit Enver Hoxha. Ky tunel u ndërtua në vitet ’70 për të strehuar Byronë Politike Komuniste, që i druhej një lufte bërthamore që nuk erdhi kurrë. Nga frika te kujtesa, ky tunel sot është kthyer në muze. Agjencia e Trashëgimisë Kulturore e ka kompletuar me dokumente, shtypin e kohës, etj. Në brendësi të këtij tuneli-muze janë ekspozuar uniformat që u përkisnin strukturave të ndryshme, duke nisur që nga ato ushtarake e deri te pardesytë famëkeqe gri, të cilat janë të...