Çelësi taktik; pse Pulisic mund të jetë arma vendimtare e Milanit në derbin ndaj Interit

Çelësi taktik; pse Pulisic mund të jetë arma vendimtare e Milanit në derbin ndaj Interit

Erdhi momenti, derbi i Madoninës është fare pranë. Të gjithë sytë e futbollit italian do të jenë në “San Siro”, të mbushur plot e përplot, për të parë nëse Interi do të dëshmojë sërish forcën e tij apo Milani do të japë një sinjal të fortë pas luhatjeve në fillim të sezonit. Chivu nuk ndryshon, do të luajë sipas parimeve të tij. Cilat janë ato? Parimet që kanë karakterizuar Interin që nga sezoni i kaluar dhe që e çuan drejt titullit kampion. Formacioni bazë 3-5-2, presioni i lartë për të rikuperuar topin në gjysmën e fushës kundërshtare, si dhe ndërtimi i aksioneve sulmuese, me dy lojtarët e krahëve që ngjiten deri në vijën e sulmuesve dhe mesfushorët që mbështesin aksionin nga pas. Mbrojtja mban vijë...