Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

Çekia nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2027, pasi televizioni publik “Česká televize” ka vendosur të mos dërgojë përfaqësues në konkursin që do të zhvillohet në Bullgari. Vendimi lidhet me shkurtimet dhe ristrukturimet buxhetore që po përballon transmetuesi publik. “Česká televize” e konfirmoi vendimin përmes një deklarate, duke sqaruar se Eurovisioni është një projekt me kërkesa të konsiderueshme në aspektin programor, prodhues dhe organizativ. Për shkak të ndryshimeve aktuale në buxhet, televizioni ka vendosur të mos marrë pjesë në edicionin e vitit të ardhshëm. “Në vitin 2027 nuk do ta shohim flamurin çek në skenë”, deklaroi televizioni publik, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në një edicion të ardhshëm. Transmetuesi theksoi se pjesëmarrja vlerësohet veçmas për çdo vit dhe se aktualisht nuk mund...