Kreu i FRPD Besart Xhaferri, i ftuar në një program televiziv theksoi se Berisha duhet të zbatojë statutin si lider i Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve elektorale, por a shënon kjo nisjen e një revolucioni blu aq të kërkuar dhe të nevojshëm brenda partisë opozitare më të madhe në vend?
Analisti Roland Bejko tha se nëse i biri Shkëlzeni largohet nga PD, Berisha dobësohet. Sipas tij, Argita është këshilltare, por Shkëlzeni është sfidant.
“Në rast se Xhaferri është ftuar në Uashington, duhet të kemi parasysh se ka pasur politikanë në nivele të larta që kanë qenë 30 vjet në politikë dhe nuk mbahen mend për asgjë. Me aq sa e njohim PD, nëse e heq Zenin, Berisha dobësohet brenda në PD. E bija e tij mund të jetë aty për ta këshilluar Berishën, por i biri është sfidant. Ai e kupton që e ardhmja e të atit është e shkurtër.
I biri thotë se pas të atit, do mendoj si do vazhdojë kjo punë. Ne kemi modelin grek të trashëgimisë së partisë në trungun familjar.”
Më tej, në fjalën e tij Bejko tha se Partia Demokratike po rrudhet dhe njerëzit e kanë kuptuar këtë gjë, një pjesë po largohen dhe ata që kthehen sërish, janë bërë si Berisha.
“Në Bundestag kam takuar këto ditë personalitete dhe tema ishte Partia Demokratike. Ata e kanë problem se nuk po gjejnë dikë ku të mbështeten, diccka konkrete nuk kanë.
PD po rrudhet dhe njerëzit e kanë kuptuar. Ata që janë te Berisha, presin vdekjen e tij biologjikisht ose politikisht sepse i janë dorëzuar. Shumë i kanë dalë Berishës përballë, janë ndarë prej tij dhe kur janë kthyer Berisha i ka bërë si vetja.”
Category: Politikë
-

Berisha dobësohet nëse i heq Shkëlzenin”, Bejko: Demokratët kanë frikë të përballen me të, presin…
-

Xhaferri, kreu i “turbullirave”/ Qafoku: Në 2026 do jetë përballë Berishës! Diplomatët e huaj duan ndryshimin në PD
Gazetari Roland Qafoku në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se diplomatët e huaj duan ndryshimin në Partinë Demokratike.
Gjatë intervistës, Qafoku komentoi deklaratën e kreut të Forumit Rinor Besart Xhaferrit i cili një ditë më parë i kujtojë kreut të PD Sali Berisha të zbatojë statutin. Qafoku tha se Xhaferri u tregua shumë korrekt në mendimin e tij, ndërsa shtoi se në prill të 2026 Xhaferri pritet të ketë një betejë të parë me Berishën.
“Është treguar shumë korrekt dhe nuk ka kërkuar fare asnjë ndryshim asgjë. Dhe nuk i shpëtoi. Besart Xhaferri për mendimin tim është treguar i qartë dhe i bindur dhe në prill të 2026 ai do të ketë një betejë të parën sepse ai është i ri në politikë…Besoj që kjo është një betejë jo vetëm e Besart Xhaferrit në PD, por ajo që më bën përshtypje është se çdo politikan brenda PD i kanë humbur betejat me Berishën…Në PD tashmë ka një lëvizje. Edhe diplomatë të huaj po lëvizin për të mbështetur një grup politikanësh brenda PD. Kjo besoj është zhvillimi tjetër brenda asaj që tha Xhaferri. Deri në prill ka shumë kohë…Zoti Xhaferri i ka shkuar në zyrë zotit Berisha dhe ia ka thënë atje…Ai i ka shkuar në zyrë doktorit dhe ia ka thënë. Është i ftuar nga një Kongresmen. Është kryetar i Forumin Rinor… E ardhmja nuk është zoti Berisha…”, tha ai.
-

“Pushteti nuk po kontrollohet më nga opozita”, Meçe bën deklaratën e fortë: Berisha është takuar me Millosheviçin në..
Në një nga pretendimet më të forta të debatit, Arben Meçe akuzon se shërbime sekrete të huaja, specifikisht UDB-ja serbe dhe shërbimet greke, ishin thellësisht të infiltruara në Partinë Demokratike që në fillimet e saj. Sipas Meçes, këto shërbime ndihmuan në krijimin e ‘eskortave mbrojtëse’ rreth figurave të caktuara politike për të arritur qëllimet e tyre.
‘Në prodhimin e këtyre eskortave, miti u mbajt në krye,’ thotë ai, duke implikuar se këto forca të huaja patën një rol vendimtar në konsolidimin e pushtetit të liderëve të caktuar.
Më tej, ai pretendon se këto shërbime morën ‘drejtimin ekzekutiv të Shqipërisë’ dhe filluan një strategji për shkatërrimin total të industrisë shqiptare.
Arben Meçe: Pushteti nuk po kontrollohet më nga opozita, ka rënë lufta mes kundërshtarëve!Meçe përshkruan me detaje valën e shkatërrimit masiv të fabrikave në korridorin Korçë-Lushnjë në shkurt-mars 1992, duke e lidhur direkt me një plan të mirëorganizuar nga UDB-ja për të destabilizuar vendin. Këto struktura, sipas tij, kishin një ‘akademi të tërë të destabilizimit’ dhe vepruan me një plan të qartë për të gjunjëzuar ekonominë e re shqiptare -

Kryeministri britanik me ‘dorë të hekurt’: Do mbyllim rrugët e Ballkanit Perëndimor që sjellin emigrantë të paligjshëm
Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer është zotuar të ‘mbyllë rrugët’ përmes Ballkanit Perëndimor që po e përmbysin Britaninë me emigrantë.
Kryeministri do të presë sot udhëheqës nga rajoni në përpjekje për të shkatërruar bandat e kontrabandës që qëndrojnë pas rritjes së kalimeve të Kanalit.
Ai i tha gazetës ‘The Sun’ se trafikantët kishin ndërtuar një perandori kriminale që shtrihej në të gjithë Evropën, të cilën Mbretëria e Bashkuar duhet t’a mbyllë.
Ministrat shpresonin të zbulonin një marrëveshje për qendrat e kthimit në samit. Por një burim qeveritar tha se ministrat së pari duhej të ulnin kriminalitetin dhe të stabilizonin sigurinë kufitare në rajon.
“Ekziston një autostradë kriminale që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor, duke i çuar emigrantët e paligjshëm direkt në Mbretërinë e Bashkuar. Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë’, tha ai.
Në një sulm të fshehur paksa ndaj Nigel Farage, ai tha se disa kishin “hedhur fyerje” ndaj vendeve si Shqipëria në vend që të bashkëpunonin.
Britania tani po vendos dronë në pikat e kontrollit në të gjithë Ballkanin për të ndaluar kontrabandistët në vendngjarje.
Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thonë se rreth një e katërta e mbërritjeve me varka të vogla udhëtojnë nëpër Ballkan. -

PS dhe PD drejt ngritjes së Komisionit të Reformës Territoriale, çfarë synon ajo
PS dhe PD po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare.PS në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e PD për formulën e përbërjes së dy komisioneve të posaçme, që pritet të ngrihen me vendim Kuvendi në fund të tetorit.
Amendamentet e dorëzuara një javë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkonin që anëtarësia në të dy komisionet të ndahej në mënyrë të barabartë mes opzitës dhe mazhorancës, duke e bërë vendimmarrjen në këto komisione detyrimisht konsensuale.
Më parë, Partia Socialiste kishte propozuar që Komisioni për Reformën Territoriale të kishte 17 anëtarë, nga të cilët 9 nga PS, 6 nga PD, 1 anëtar nga Aleanca për Ndryshim dhe një anëtar tjerër nga Partia e Lirisë. Ndërsa për Komisionin e Reformës Zgjedhore, PS ka propozuar një përbërje me 16 anëtarë, nga të cilët 8 të Partisë Socialiste dhe 8 të tjerë nga partitë e tjera parlamentare.Amendamentet e dorëzuara nga Bardhi parashikojnë që të dy komisionet të kenë të njëjtën formulë barazie; 16 anëtarë, nga të cilët 8 i përkasin PS, 6 PD-së dhe nga 1 përfaqësues nga dy grupet aleate në parlament, “Aleanca për Ndryshim” dhe Partia e Lirisë.
Kjo formulë lë jashtë partitë e tjera që nuk kanë grupe parlamentare në Kuvend, të tilla si Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet dhe Partia SocialDemokrate e Tom Doshit.I pyetur nga BIRN, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca do të pranojë propozimet e Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve.“Personalisht mendoj që duhet të jenë të gjitha partitë parlamentare. Shpresoj që deri në seancë, PD të pranojë formulën gjithëpërfshirëse,” tha Balla.
Dy reformat e reja
Projektvendimet për ngritjen e dy komisioneve të posaçme të publikuara në faqen e Kuvendit shprehin dhe objektivat e punës së tyre dhe një afat pune prej 9 muajsh.Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe. Një komision parlamentar për reformë të re territoriale, i drejtuar nga opozita në vitin 2022, nuk arriti të prodhonte ndryshime të reja, pasi u rrëzua nga mazhoranca e cila mbrojti reformën në fuqi.
Në komisionin e ri që pritet të ngrihet parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj..
Në amendamentet e Partisë Demokratike kërkohet gjithashtu që pjesë e komisionit për reformën territoriale të bëhet edhe ekspertiza e institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore vijon të ketë si detyrë objektivat dhe qëllimet e vjetra që lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore dhe parlamentare.
Komisioni i mëparshëm i ngritur për këtë qëllim dështoi ta bënte këtë reformë, ndërsa disa ndryshime të bëra në minutën e fundit në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës dhe mbylljen e listave të kandidatëve u arritën pas një pakti jotransparent mes dy partive të mëdha PS-PD.BIRN -

Nga Kuvendi, te fushata në Tiranë, Xhemal Qefalia parashikon: Ja kush i fiton zgjedhjet
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar zhvillimet e fundit politike, si dhe ka komentuar për zgjedhjet e pjesshme apo dhe për ambiciet e tij personale në politikë.
Për legjislaturën e 11-të, Qefali nuk arriti të futej në Kuvend. Ish-deputeti thotë se tashmë që nuk është pjesë, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë, pasi funksionimi i parlamentit nuk ka ndryshuar, pavarësisht qasjeve të reja. Ndër të tjera, ai thotë se opozita vijon të vërë në praktitë të njëjtën strategji, për të mos lejuar seancat të zhvillohen në kushte normale apo deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre.
“Nuk është se po shoh ndonjë ndjesi të veçantë. Është e njëjta gjë që ka ndodhur dhe vitet e shkuara. Mendova meqë ka pasur rrotacion, mendova që do të ishte një parlament ku palët do të kryejnë rolin e kuvendarit, por në fakt është po e njëjta situatë që krijohet nga opozita duke bërë që shumë seanca të zhbëhen. Qenia e deputetëve të rinj krijon përshtypje sikur gjithçka do të fillojë e re, por skenat që përsëriten nga opozita për të mos lejuar deputetët për të kryer misionin e tyre është një gjë që përsëritet, një kasetë e vjetër që ka ndodhur ndër vite. Është e pafalshme që të shkohet në Kuvend, dhe të mos arrihet që kryeministri të mos shpalosë programin e tij qeverisës, të ketë po të njëjtën regjizurë, të krijojnë fyerje e sharje, qytetarët janë neveritur nga skena të tilla”, tha Qefalia.
Faktin që mes mazhorancës dhe opozitës, u arrit një konsensus për barazinë mes palëve në Komisonin për Reformën Zgjedhore, Qefalia e sheh si një hap optimist, por që nuk dihet nëse do të hasë apo jo pengesa rrugës.
“Kur dëgjon si lajm të parë duhet mirë, sikur ka dakordësi. Kjo dakordësi kështu fillon në çdo sezon parlamentar, por shpresoj të mos ketë pengesa gjatë rrugës”, tha ai.
I pyetur për zhvillimin e fushatës në Tiranë, edhe pse momentalisht nuk ka një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki, Qefalia tregon se të gjithë përfaqësuesit e PS-së, janë gjithë kohën të angazhuar në terren dhe në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.
“Në filozofinë e PS asnjëherë nuk pushohet fushata elektorale. Mbahen kontaktet të vazhdueshme me qytetarët. PS është në kushte normale në Tiranë, po vazhdon kontaktet, ka një avantazh politik që drejtuesja politike është caktuar nga kryesia të jetë kandidate, kjo ja lehtëson mundësinë sepse ka qenë mjaft aktive dhe në fushatën e 11 majit. Ogerta ka treguar me performancë e saj që di ti vlerësojë punët. Ogerta është në takime të vazhdueshme në terren, ;o ndjek nga afër shumë problematika”, u shpreh Qefalia.
Xhemal Qefalia refuzoi të komentojë kandidatët e tjerë për bashkinë e Tiranës, por tha se nga opozita duhet të ishte shpallur një kandidat, i cili i përket fushës politike. Për pjesën që PD mbështet një kandidat të pavarur, Qefalia e sheh si një tjetër justifikim të gatshëm për të argumentuar humbjen që do të pësojnë në zgjedhje.
“Nuk dua të merrem drejtpërdrejt me kandidatin. Mirë do të ishte që kandidati të ishte figurë politike, por kjo është një lojë që po bëhet nga opozita për të justifikuar humbjen pas zgjedhjeve. Mendoja që subjektet politike do të paraqisnin kandidatin e tyre. Do të jetë një humbje shumë e madhe për opozitën, jo se dua t’i fyej, por nuk ka një impenjim në terren me qytetarët”, tha ai.
Ish-deputeti i PS gjithashtu refuzoi dhe të komentojë shkarkimin e Erion Veliajt apo kundërshtimin e tij për këtë veprim. Ndër të tjera, ai tha se gjithashtu gara duket mjaft optimiste dhe në 5 bashkitë e tjera që do të shkojnë në zgjedhje më datë 9 nëntor.
Xhemal Qefalia dëshiron të jetë përsëri pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, kjo është një nga objektivat e tij. Ish-deputeti është drejtues politik në një zonë të kryeqytetit ndërsa shton se rezultatet e marra nga banorët e asaj njësie, kanë qenë gjithmonë të kënaqshme. Ai tregon se rezultatet e arrita të përfituara herë pas here, tregojnë dhe një vlerësim për punën që ai ka bërë për ato banorë.
“Objektivat personale, unë jam përfaqësues i PS, shpresoj të jem përsëri në sallën e Kuvendit. Kam një zonë në juridiksionin tim politik për ta ndjekur. Një zonë që rezultatet e PS kanë qenë gjithmonë impresionuese. Nga kontaktet e vazhdueshme me këto banorë, rezultati do të jetë përsëri spektakolar. Kjo është dhe një rezultat në punë e promovim, në zgjidhje të halleve dhe problemeve”, tha Qefalia.
I pyetur për ish-liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanon, i cili prej 14 ditësh ndodhesh në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, Qefalia i uron shërim të shpejtë ndërsa e cilëson atë si një shembull për të gjithë politikanët.
“Nano ka reformua PS dhe jo vetëm që e ka drejtuar këtë subjekt fitues, por nga ajo që ka mbetur në mendjen time, di të them që liberalizmi i tij, apo mënyra sesi diti të pranojë humbjen e zgjedhjeve në 2005, është një barometër sesi duhet të jetë një politikan”, tha ai.
Qefalia e përmbylli intervistën e tij duke shprehur besimin e plotë për Partinë Socialiste lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. -

Alimehmeti: Florjan Binaj, kandidati i pavarur më i avantazhuar në 35 vite
Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.
TIRANA- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të forcave politike opozitare, duke sinjalizuar një bashkim të rrallë të opozitës në një front të vetëm. Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.“U bë shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në një krah. Dhe nuk kemi parë asnjëherë një kandidat të pavarur të jetë kaq i avantazhuar në këto 35 vite. Fushata e Binajt është më shumë si një fushatë qytetare, ku ai vetë është në rolin e drejtuesit të shtabit, por ku një rol të rëndësishëm luajnë edhe forcat politike që e mbështesin.Binaj është kandidati, ai drejton fushatën dhe mban barrën e saj. Por për t’i dhënë kësaj fushate fuqi logjistike dhe organizative, sidomos në ditën e votimit dhe numërimit, është e nevojshme një urë lidhëse me partitë që e mbështesin, dhe PD-ja është më e madhja ndër to. Mbështetja e Partisë Demokratike nuk është vetëm deklarative, por përfshin edhe logjistikë, resurse njerëzore, vëzhgues dhe numërues në qendrat e votimit, duke ndihmuar në mbrojtjen e votës.Ka pasur takime koordinuese dhe çdo vendim është marrë në funksion të një strategjie të përbashkët. Secili ka rolin dhe pozicionin e vet në këtë përpjekje, por të gjithë qëndrojmë për të njëjtën kauzë.Alimehmeti tha se mbështetja e një kandidati të pavarur nga forcat opozitare është një veprim i pazakontë, por i domosdoshëm për kushtet politike në të cilat ndodhet opozita. Kjo është me të vërtetë e veçantë: një kandidat i pavarur që mbështetet nga të gjitha partitë opozitare. Është një model i ri që kërkon të dalë jashtë standarteve të vjetra dhe të përditshme të politikës.Ne besojmë se kjo është rruga për të sjellë ndryshim real në Tiranë. Binaj tregoi që arriti të bëj bashkë të gjitha partitë opozitare të ndara” tha ai. -

Aeroporti i Vlorës/ “Një teatër për të mbuluar korrupsionin”, Saraçi denoncon: Rama dhe Balluku inskenojnë konflikte..
Romir Saraçi, i ftuar në një emision televiziv, hodhi dritë mbi një tjetër anë të historisë së ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar përplasjen mes ortakëve të projektit si një panoramë të inskenuar për opinionin publik. Sipas tij, konflikti mes aksionerëve është një çështje private që nuk përbën lajm në vetvete, por është përdorur qëllimisht për të mbuluar një aferë të thellë korruptive, në qendër të së cilës, sipas tij është kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Romir Saraçi: Historia e dy ortakëve është histori…është ajo panorama për të vilën po përpiqen persona të tretë për t’ia shitur opinionit publik. Por realiteti nuk është përplasja mes dy aksionerëve. Përplasja mes dy aksionerëve në një kompani private, qoftë kjo edhe në një projekt koncensionar, nuk është ndonjë lajm që do të përbënte interes për opinionin publik. Është një marrëveshje mes tyre e cila zgjidhet në rrugë ligjore, duke iu drejtuar gjykatave etj…
Por, servirja e informacioneve për opinionin publik dhe shitja e kësaj historie si një konflikt mes dy akionerëve, është pikërisht ajo panorama e qëllimshme për të mbuluar një aferë korruptive shumë të madhe. Kjo sepse, historia, plasja për opinionin publik ndodhi ditët e fundit por gjatë gjithë kohës, gjithë 4-vjeçarin e historikut të ndërtimit të aeroportit të Vlorës, të koncesionit, ka qenë një histori përplasjesh dhe të gjitha këto përplasje sheshoheshin nga i njëjti person…nga kryeministri Edi Rama.
Personi kyç në këtë aferë korruptive është kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa Belinda Balluku është një Erion Veliaj i radhës që ka ngrënë kumbulla dhe dardha në kurrizin e kryeministrit. Historia e aeroportit të Vlorës ka nisur diku nga viti 2017 dhe për herë të parë ka qenë një kompani turke e cila do të ndërtonte aeroportin dhe nuk u realizua ai projekt për shkak të kushtit të 120 milionë eurove që duhet tia garantonte shteti shqiptar në rast humbje. Për shkak, nuk u realizua. Më pas pati një periudhë pause që mund të ketë shkuar deri në 4 vjet, deri në 2021 kur nisën sërish procedurat për ndërtimin e aeroportit dhe nuk ishin më kompanitë turke por ishin disa persona të tjerë. -

“Gara ishte për sy e faqe”, Tela denoncon manipulimin e Aeroportit të Vlorës: Fituesi i ditur, qeveria nuk na..
Analisti Andi Tela, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe polemikat që kanë shoqëruar këtë aferë.
“Ne po udhëtojmë me avion tani nga aeroporti i Rinasit, pra po udhëtojmë nga Rinasi, kështu që mungesa e këtij aeroporti të Vlorës për momentin nuk është se ndihet,” u shpreh Tela.Tela kujtoi se vendimi për ndërtimin e aeroportit u mor pas zvogëlimit të zonës së mbrojtur. “Në fund u mor vendimi që do zvogëlohej zona e mbrojtur dhe do ndërtohej aeroporti. Pikënisja është në vitin 2017, në kohën e ‘Ballkanit të hapur’. Portin e Shëngjinit do e merrnin kosovarët, dhe këtu do ndërtohej aeroporti i Vlorës,” theksoi ai.
Sipas Telës, projekti u cilësua strategjik nga qeveria, ndërsa në garë u përcaktuan kritere që më pas u ndryshuan. “Në fillim kërkohej që aeroporti të kishte kapacitet për 10 milionë pasagjerë në vit dhe dy kulla kontrolli, ndaj edhe kompania menaxhuese duhej të ishte e përmasave të mëdha. Por katër ditë para se të bëhej gara, këto kritere u zvogëluan – nga 10 milionë pasagjerë u bënë 2, dhe nga dy kulla, një,” u shpreh Tela.
Analisti ngriti pikëpyetje mbi mënyrën si u zhvillua tenderi dhe përzgjedhja e kompanive. “Si duket, baca Behgjet ka bredhur nëpër botë dhe nuk ka gjetur dot një kompani kaq të fuqishme, por ka gjetur këtë kompaninë turke që kishte përvojë në ndërtim dhe menaxhim aeroportesh, por jo në këto përmasa,” tha ai.
Tela shtoi se një kompani angleze me përvojë të jashtëzakonshme ofroi rreth 80 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por u përjashtua nga gara. “Ata që e kishin ndarë më parë se kush do e merrte aeroportin, e përjashtuan kompaninë angleze nga gara,” theksoi ai.
Sipas Telës, ndërsa kompanitë dhe aksionerët janë përfshirë në mosmarrëveshje, qeveria shqiptare ka mbajtur heshtje totale.“Ka dy muaj që flitet mes tyre, flitet mes aksionerëve, ata bëjnë deklarata publike, kanë shkuar në gjykatë, në prokurori, nëpër studio televizive, por publiku që dëgjon nuk ka minimumin e sigurisë nga qeveria shqiptare që kjo gjë u bë mirë apo keq për qytetarët shqiptarë,” tha Tela.
Më tej, ai theksoi se Ministria e Infrastrukturës duhet të japë një sqarim publik. “Ministria, minimumi edhe për hipokrizi, duhet të dalë dhe të thotë se çfarë po ndodh dhe cili është roli i qeverisë në këtë mes. Sa i sigurt është ky investim shqiptar i taksapaguesve shqiptarë në këtë biznes?”, vijoi Andi Tela.
Tela:
Ne po udhëtojmë me avion tani nga aeroporti i Rinasit, kemi udhëtuar, pra po udhëtojmë nga Rinasi, kështu që mungesa e këtij aeroporti të Vlorës për momentin nuk është se ndihet.
Domethënë po u shkon për shtat ndoshta atyre ambientalistëve të shkretë që vuajnë atje, bëjnë gjyqe, bëjnë peticione, bëjnë mbledhje për të thënë që këtu nuk duhet të ndërtohej.
Por në fund u mor vendimi që do zvogëlohej zona e mbrojtur dhe do ndërtohej aeroporti, pikënisja është në 2017, është koha e Ballkanit të hapur, portin e Shëngjinit do e merrnin kosovarët, këtu do ndërtohej aeroporti i Vlorës.
Pikëpyetja më e madhe që ngrihet në këtë, ne po e quajmë aferë se nuk po dimë t’i vëmë emër tjetër, janë mbledhur, kryeministri, ministrja Balluku dhe anëtarë të tjerë dhe kanë thënë: projekti jonë strategjik është të ndërtojmë aeroportin e Vlorës. Për të ndërtuar këtë aeroport duhen ca kompani që dinë ta ndërtojnë dhe dinë ta menaxhojnë dhe përcaktojnë kriteret e një gare, dhe te kriteret e garës është që kompania, në qoftë se aeroporti pretendohesh në atë kohë që do ishte shumë më i madh se i Rinasit, do kishte 10 milionë pasagjerë në vit, do duhej 2 kulla, atëherë edhe kompania që do e menaxhonte duhet të ishte e kësaj përmase.Si duket baca Behgjet ka bredhur nëpër botë dhe nuk ka gjetur dot një kompani kaq të fuqishme, por ka gjetur këtë kompaninë turke e cila kishte përvojë shumë të madhe në ndërtim dhe menaxhim aeroportesh, por jo në këto përmasa.
4 ditë para se të bëhej gara zvogëlohen këto kriteret, nga 10 milionë pasagjerë bëhen 2, nga 2 kulla bëhen 1.
Meqenëse ngeleshin 4 ditë nga tenderi, gjejnë një kompani tjetër të tretë dhe shprehu interes dhe ajo, dhe tha: si janë këto, se kanë ndryshuar kriteret, më ndihmoni të hy dhe unë në garë.Dhe dhanë pak afat, ndërkohë kjo kompani nuk hyri në garë.
Ndërsa kompania angleze që kishte përvojë të jashtëzakonshme, ofroi nja 80 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, hyri në garë dhe e përjashtuan nga gara, sepse e kishin ndarë se kush do e merrte aeroportin.
Ne tani diskutojmë se çfarë kanë këta të dy me aksionet mes tyre, që është një problem biznesi, por ndërkohë qeveria shqiptare ka 2 muaj që flitet mes tyre, flitet mes aksionerëve, ata bëjnë deklarata publike, kanë shkuar në gjykatë, kanë shkuar në prokurori, nëpër studio televizive dhe publiku që dëgjon nuk ka minimumin e sigurisë nga qeveria shqiptare që kjo gjë u bë në keq apo nuk u bë në keq qytetarëve shqiptarë.
Pra ne kemi heshtje totale nga ministria, ministria minimumi edhe për hipokrizi duhet të dalë dhe të thotë se çfarë po ndodh, cili është roli i qeverisë në këtë mes.
Sa i sigurt është ky investimi shqiptar i taksapaguesve shqiptarë në këtë biznes.
T
