Category: Politikë

  • “Nuk ke kuptuar ligjin”/ Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës: Pse nuk e ke dorëzuar hartën e zonave prioritare?!

    “Nuk ke kuptuar ligjin”/ Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës: Pse nuk e ke dorëzuar hartën e zonave prioritare?!

    Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gjatë një takimi për zbatimin e Paketës së Maleve, një nismë që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore.
    Rama e kritikoi kryebashkiakun për mosdërgimin e hartës së zonave prioritare në qeveri, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar si funksionon procesi ligjor.
    Replikat:
    Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?
    Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër
    Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.
    Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK
    Rama: Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjecare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat.

  • Manjani: Çfarë na duhet KLP dhe zonja Bogdani, kur nuk bëjnë dot komente as për Kodin Penal?

    Manjani: Çfarë na duhet KLP dhe zonja Bogdani, kur nuk bëjnë dot komente as për Kodin Penal?

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me deklaratat e kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila ka kërkuar personel ndihmës për t’i përgatitur komentet mbi Kodin e ri Penal.
    Sipas Manjanit, kjo kërkesë është shprehje e cekësisë dhe burokratizimit që Reforma në Drejtësi i ka sjellë sistemit, duke krijuar institucione “parazite” në nivel kushtetues, siç është KLP.
    Komenti i plotë i Ylli Manjanit
    Zonja Mirela Bogdani, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur e kanë pyetur në Komisionin e Ligjeve në Parlament “a keni ju një mendim për projekt-kodin e ri penal?”, është përgjigjur:
    “Nuk kemi personel ndihmës që të na përgatisë komente për Kodin e ri…”
    Sinqerisht, nuk e kuptoj fare — po fare, fare — logjikën e kësaj përgjigjeje.Tani, zonja kërkon ndihmës të punësuar në administratën e KLP-së që t’i përgatisin mendimet për projekt-kodin penal?!Seriozisht?
    Po nëse këtë punë do ta bëjnë të punësuarit që ajo kërkon, për çfarë na duhet ajo dhe KLP-ja?!Po të jetë kështu puna, le t’i pyesim direkt ata që do punësohen aty, që ta japin mendimin vetë, pa qenë nevoja për firmën e zonjës Bogdani.
    Si mund të kërkosh personel për dhënie mendimesh që kërkohen nga vetë ti si individ, apo si bashkësi profesionistësh në përbërje të KLP-së?Sepse, në fakt, ajo dhe KLP-ja, që përbëhet nga prokurorë e juristë, janë pyetur nëse kanë një mendim profesional për një kod të ri — jo si institucion burokratik.KLP nuk e ka detyrë të japë opinione për projektligje, por çdo jurist, aq më tepër kur është pjesë e sistemit, duhet të ketë një mendim profesional.
    Sipas logjikës së zonjës, ne që kemi një mendim duhet të kërkojmë personel që ta japim?!Kaq “blu” e ka gjakun zonja, sa edhe mendimet i jep me personel?!
    Ç’bëhet kështu, mor aman, se s’po dimë nga ta kapim logjikën!
    Po s’ka faj zonja, jo.Kanë faj ata që ngritën në nivel kaq të lartë institucional forume që duhej të ishin thjesht konsultative pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.I kanë bërë organe kushtetuese me salltanete, paga e privilegje në nivel të lartë, dhe tani kërkojnë personel për të menduar si profesionistë!
    Posi, posi… Your Royal Highness!Mirë e ka, fundja!
    Le ta shohin vetë ata që e shpikën këtë “mrekulli” të KLP-së si organ kushtetues — me përbërje, me mandat, me rrogë të plotë.Ta gëzojnë shpikjen!Dhe, urgjentisht, t’i japin edhe buxhet e personel, se zonja s’mendon dot pa to!

  • Rama: Kampet, zgjidhja e vetme! Kryeministri shpjegon për BBC refuzimin e marrjes së emigrantëve nga Britania

    Rama: Kampet, zgjidhja e vetme! Kryeministri shpjegon për BBC refuzimin e marrjes së emigrantëve nga Britania

    Ekipi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe ka qenë çelësi i suksesit për të ndaluar trafikun e emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufijtë me gomone. Në një intervistë për BBC, Kryeministri Edi Rama shpjegoi se shkëmbimi i informacioneve në kohë reale mes dy vendeve ishte zgjidhja e duhur për të ulur ndjeshëm emigrimin e paligjshëm.
    “Për një kohë të gjatë, informacioni zvarritej nëpër kanale të ndryshme, kështu që shpejtësia e reagimit ishte krejtësisht e papranueshme. Agjencitë kishin shumë keqkomunikim, prandaj gjithmonë kam thënë: dëgjoni, nëse duam sukses në këtë, duhet të përgjigjemi njëlloj. Duhet të jemi po aq të shpejtë sa ata, dmth trafikantët. Prandaj dhe ju thashë, sillni disa nga njerëzit tuaj në Shqipëri dhe ne nisim punën, dhe ne sjellim disa nga njerëzit tanë në Britani dhe nisim punën, dhe kjo është ajo që bëmë.”
    Gjatë intervistës, kreu i qeverisë shpjegoi dhe arsyen e refuzimit për ngritjen e kampeve të refugjatëve për Britaninë e Madhe. Madje theksoi se kampet në vende të tjera nuk janë zgjidhja e vetme.

    “Me Italinë ishte një marrëveshje unike, kjo ndodhi për shkak të marrëdhënies sonë shumë të veçantë. Në rastin e Shqipërisë dhe Italisë, ka kuptim sepse është vetëm një det që ndan dy vendet tona. Por të marrësh njerëz në tokë, t’i futësh në një avion, t’i sjellësh diku mijëra kilometra larg, mund të ketë një efekt parandalues, por nuk do ta ndalojë emigracionin. Sepse në fund të ditës, ka një pyetje që Europa në përgjithësi, por edhe Britania në këtë rast, duhet t’i përgjigjet. A është imigracioni një problem apo është pjesë e zgjidhjes?”
    Nga vendet e rajonit, vetëm Kosova është shprehur e gatshme të ngrejë qendra kthimi për emigrantët e Britanisë.
    /vizionplus.tv

  • “Konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale”/ OSBE- ODIHR publikon raportin për 11 majin: Kandidatët e partisë në pushtet patën avantazh të padrejtë

    “Konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale”/ OSBE- ODIHR publikon raportin për 11 majin: Kandidatët e partisë në pushtet patën avantazh të padrejtë

    Raporti i OSBE/ODIHR i cilëson si konkurruese por të polarizuara zgjedhjet e përgjthshme të këtij viti.Pesë muaj pas përfundimit të tyre vëzhguesit e Misionit theksojnë se garuesit gjithsesi nuk patën mundësi të barabarta gjatë fushatës elektorale.

    Raporti vlerëson pozitivisht procesin e votimit në Diasporë, por thekson se partia në pushtet pati avantazh me përdorimin e burimeve të administratës gjatë fushatës.
    Në të njëjtën kohë vëzhguesit ndalen edhe në ditën e zgjedhjeve ku jepet vlerësim pozitiv për procesin në 95% të qendrave të votimit, ndërkohë që vihet theksi edhe te presioni ndaj zgjedhësve.
    Pjesë nga raporti
    Pas një ftese për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe në përputhje me mandatin e saj, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ngriti një Mision të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) më 2 prill. Misioni, i udhëhequr nga ambasadori Lamberto Zannier, përbëhej nga një ekip bazë me 12 anëtarë të vendosur në Tiranë dhe 26 vëzhgues afatgjatë (LTO), të cilët u shpërndanë në të gjithë vendin më 10 prill.
    Misioni i ODIHR-it qëndroi në Shqipëri deri më 22 maj për të ndjekur zhvillimet paszgjedhore. Për ditën e zgjedhjeve, EOM e ODIHR-it u bashkua me delegacionet nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së (OSCE PA), Parlamenti Evropian (EP) dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), për të formuar një Mision Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM).
    Në deklaratën e saj të gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të lëshuar më 12 maj 2025, IEOM arriti në përfundimin se zgjedhjet “ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis shumë të polarizuar dhe pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta. Megjithatë, kandidatët përgjithësisht ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, ndonëse disa raportuan se ishin përballur me frikësime. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi nga jashtë vendit, i futur për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonshme politike dhe miratimit të kësaj mase, si dhe disa çështjeve organizative.
    Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pushtetit. Kishte gjithashtu shumë akuza për ushtrimin e presionit mbi votuesit, veçanërisht mbi punonjësit publikë. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë i tij nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që cenon pluralizmin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën e gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar.
    Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga pjesëmarrësit në garë e thelloi më tej diskursin konfrontues, ndërsa asnjë autoritet nuk ishte i caktuar për të zbuluar përmbajtje manipuluese të dëmshme. Mekanizmi i ri i koordinimit midis institucioneve për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore është një zhvillim pozitiv, por nevojitet ndjekje e mëtejshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme mbi keqpërdorimet zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, por shpesh u vu re mungesë respektimi i procedurave, dhe u shënua nga disa incidente frikësimi dhe ndikimi të votuesve, si dhe disa mangësi procedurale dhe të transparencës gjatë numërimit të votave.”
    Korniza ligjore ofron një bazë të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, pavarësisht nevojës për një reformë tërësore zgjedhore me konsultime publike gjithëpërfshirëse. Mangësitë dhe paqartësitë e vërejtura ulin qartësinë e kornizës ligjore dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e saj, si në frymë ashtu edhe në praktikë. Ndërsa disa nga rekomandimet e ODIHR-it janë adresuar, shumica e rekomandimeve të kahershme, përfshirë ato që lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, raportimin e përkohshëm mbi financimin e fushatës, dhe dispozitat për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm mediatik – përfshirë heqjen e përgjegjësisë penale për shpifje – mbeten të paadresuara, duke treguar mungesë vullneti politik për reforma gjithëpërfshirëse.
    Parlamenti zgjidhet përmes një sistemi të modifikuar zgjedhor që kombinon listat e mbyllura dhe ato preferenciale, i cili u prezantua përpara këtyre zgjedhjeve. Disa parti më të vogla argumentuan se ky sistem favorizon dy partitë më të mëdha dhe kufizon ndikimin e votimit preferencial, duke u lejuar drejtuesve të partive të ruajnë kontroll të konsiderueshëm mbi përfaqësimin parlamentar, pjesërisht për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme në parti. Disa parti të vogla i çuan këto argumente në Gjykatën Kushtetuese, por Gjykata nuk e konsideroi sistemin si antikushtetues.Në përgjithësi, përgatitjet teknike për zgjedhjet u kryen në mënyrë efikase, transparente, sipas afateve të përcaktuara dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Megjithatë, disa palë të interesuara i perceptuan disa anëtarë të KQZ-së si të politizuar. Ndërkohë që futja e votimit nga jashtë vendit (OCV) përbënte një zhvillim historik në procesin zgjedhor, organizimi i tij rezultoi jashtëzakonisht sfidues, veçanërisht për shkak të vonesave të shkaktuara nga miratimi i vonshëm i parlamentit. U vunë re probleme me shpërndarjen e fletëve të votimit, gjë që çoi në disa vështirësi edhe gjatë numërimit të votave.Megjithatë, procesi në përgjithësi u menaxhua mirë. Komisionet e niveleve më të ulëta e menaxhuan procesin në mënyrë efikase dhe transparente, pavarësisht ndërprerjeve të shkaktuara nga zëvendësimet e vonshme të anëtarëve të emëruar nga partitë politike, veçanërisht për qendrat e votimit në ditët para zgjedhjeve, në disa raste thuhet se për shkak të frikësimeve. KQZ bëri përpjekje për të përmirësuar aksesueshmërinë në qendrat e votimit për personat me aftësi të kufizuara, por në ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit raportuan probleme me aksesin në shumë vende.
    Votimi elektronik u zhvillua në dy qarqe dhe identifikimi biometrik u përdor në të gjitha qendrat e votimit. Në përputhje me praktikat e mira zgjedhore, KQZ uli varësinë e saj nga ofruesi i pajisjeve biometrike dhe të votimit elektronik, dhe përdorimi i teknologjisë u dokumentua dhe u menaxhua në mënyrë transparente dhe të qëndrueshme. Megjithatë, përdorimi i teknologjisë – veçanërisht sa i përket pajisjeve të votimit elektronik – devijoi nga procesi i dokumentuar dhe nga Kodi Zgjedhor. Partitë politike dhe mediat kishin akses të plotë për të vëzhguar demonstrimin e funksionalitetit të pajisjeve të identifikimit dhe votimit elektronik, por KQZ nuk publikoi asnjë informacion mbi testet e sigurisë. Bashkëbiseduesit e EOM-it të ODIHR-it në përgjithësi shprehën besim në teknologji, por u shprehën edhe disa shqetësime, duke treguar mungesë besimi tek disa, përfshirë opozitën.
    Dita e zgjedhjeve ishte e qetë në shumicën e zonave dhe transparente, por u vu re mungesë respektimi i procedurave në shumë qendra votimi. Ndërsa procesi i votimit u vlerësua pozitivisht në 95 për qind të rasteve të vëzhguara, pati gjithashtu një numër mjaft të lartë vlerësimesh negative, kryesisht në lidhje me mangësitë procedurale dhe disa raste presioni ndaj votuesve.
    Ndër parregullsitë më serioze të vërejtura ishin incidentet e frikësimit dhe ndërhyrjet në proces nga vëzhgues dhe përfaqësues të partive, nxitjet dhe akuzat për blerje votash. Për më tepër, fshehtësia e votës shpesh u komprometua për shkak të organizimit të brendshëm të qendrave të votimit, mbipopullimit dhe ndërhyrjeve. Më shumë se gjysma e qendrave të votimit të vëzhguara nuk ishin të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara që të votonin në mënyrë të pavarur.Votimi elektronik në përgjithësi u zhvillua pa pengesa, megjithatë shumë votues dukeshin të panjohur me procesin, dhe disa zyrtarë zgjedhorë nuk kishin qartësi të plotë mbi rolet e tyre.
    Në raport evidentohet se për herë të parë, SPAK-u ngriti një task forcë hetimore dhe një platformë online për raportimin e veprave penale zgjedhore.
    Deri më 10 maj, nga 138 raportime për pretendime për krime zgjedhore janë nisur 39 procedime penale, shumica e të cilave kanë të bëjnë me akuza për korrupsion pasiv dhe aktiv.
    Konkretisht, SPAK-u ka nisur tetë procedime ex officio. Bashkëpunimi midis SPAK-ut, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në një protokoll ndërinstitucional mundësoi shkëmbimin e informacioneve lidhur me krimet zgjedhore.
    Raporti i plotë

    Top Channel

  • ‘Shuplaka’ e ODIHR për patronazhistët e Ramës: Blerje masive votash, shantazhe dhe kërcënime nga krimi i organizuar

    ‘Shuplaka’ e ODIHR për patronazhistët e Ramës: Blerje masive votash, shantazhe dhe kërcënime nga krimi i organizuar

    Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR flet për blerje masive votash, për shantazhe dhe për kërcënime.

    Sipas vëzhguesve të ODIHR, kërcënimet u bënë nga patronazhistët dhe krimi i organizuar.

    Madje në disa raste në raport, patronazhistët denoncohen si një model që bie ndesh me praktikat kombëtare dhe ndërkombëtare.

    “ODIHR mori raporte të shumta për presion mbi punonjësit lokalë nga drejtuesit e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e PS-së.

    Edhe pse PS organizoi disa aktivitete fushate të drejtuara ndaj grave, u ngritën shqetësime se disa pjesëmarrës ishin udhëzuar nga punëdhënësit e tyre në sektorin publik të merrnin pjesë. Shumë nga interlokutorët e ODIHR shprehën shqetësime për ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, duke akuzuar se premtimet për punësim të ardhshëm në sektorin publik, favore administrative, përfitime sociale dhe leje përdoreshin si mjet për sigurimin e votave.

    Për më tepër, ODIHR mori gjithashtu akuza se votuesit frikësoheshin nga hakmarrja për pjesëmarrje në aktivitete të partive opozitare, si dhe raste intimidimi ndaj kandidatëve të opozitës dhe disa kandidatëve të partisë në pushtet.

    Disa interlokutorë deklaruan se komunitetet e cenueshme ishin veçanërisht të ekspozuara ndaj presionit nga autoritetet publike për të votuar për PS-në. Praktikat e tilla nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare që kërkojnë që votuesit të jenë të lirë nga ndikimi ose detyrimi i padrejtë.

    Gjatë fushatës u vunë re disa akuza për blerje votash, dhe u hapën hetime në 37 raste.

    Disa interlokutorë të ODIHR EOM akuzuan lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, ku grupet e krimit të organizuar intimidonin dhe kërcënonin votuesit dhe, herë pas here, kandidatët,” thekson raporti.

  • ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit, Rama dhe PS nën akuzë për manipulim dhe intimidim të votuesve

    ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit, Rama dhe PS nën akuzë për manipulim dhe intimidim të votuesve

    Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar raportin final për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si u zhvilluan ato dhe për sjelljen e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.
    Sipas raportit, zgjedhjet ishin konkurruese dhe teknisht të organizuara, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar, ku partitë nuk gëzuan mundësi të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe aktiviteteve institucionale gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë.
    Raporti thekson gjithashtu presionin ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike, si dhe përdorimin e rrjeteve të patronazhimit, rastet e mundshme të shit-blerjes së votave dhe ndikimin e elementëve kriminalë në disa parti.
    Administrata zgjedhore  u menaxhua përgjithësisht mirë dhe transparente, përfshirë votimin jashtë vendit, por disa aktorë e perceptuan si të politizuar.
    Fushata  kryesisht e lirë, por e polarizuar dhe me përdorim të burimeve shtetërore nga PS. Diskursi online ishte shpesh konfrontues dhe manipulues.
    Media dhe pluralizmi, dominim nga PS dhe PD; mungesë raportimi të pavarur; autocensurë dhe përqendrim i pronësisë së mediave kufizuan informimin e zgjedhësve.
    Barazia gjinore, pjesëmarrja e grave në politikë është rritur, por pengesat strukturore mbeten të dukshme; gratë zënë 36% të vendeve në parlament dhe 31% të anëtarëve të KZAZ-ve.
    Financimi i fushatës, mungesë transparence dhe raportimi i ndërmjetëm i pakët; rekomandimet për reformim të kuadrit ligjor vazhdojnë të mos zbatohen.
    Teknologjia në zgjedhje, përdorimi i identifikimit biometrik dhe votimit elektronik u menaxhua në mënyrë transparente, por pa publikim të detajuar të testimeve të sigurisë.
    ODIHR thekson se legjislacioni zgjedhor nuk parandaloi praktikave abuzive, ndërsa mangësitë në sistemin e komisioneve, mbulimin mediatik dhe financimin e fushatës tregojnë mungesë të vullnetit politik për reforma gjithëpërfshirëse. Raporti sugjeron gjithashtu nevojën për monitorim më të fortë të fushatave online, një klimë më të favorshme për media të pavarura dhe për barazi reale midis partive në garë.
    Ky raport vjen në një kohë kur diskutimet për reformimin e sistemit zgjedhor dhe rritjen e transparencës janë më të nevojshme se kurrë, ndërsa institucionet ndërkombëtare kërkojnë nga qeveria dhe partitë të respektojnë standardet demokratike dhe të garës së barabartë për zgjedhësit shqiptarë.
    RAPORTI I PLOTË:
    Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Megjithatë, kandidatët në përgjithësi patën mundësinë të bëjnë fushatë lirshëm, megjithëse disa raportuan se u përballën me intimidim. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi jashtë vendit, i realizuar për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht dakordësimit politik dhe miratimit të vonë të kësaj mase, si dhe disa problemeve organizative. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në detyrë. Gjithashtu, pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar. Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga garuesit amplifikoi diskursin e fortë konfrontues dhe asnjë autoritet nuk u caktua për të identifikuar përmbajtjen manipuluese të dëmshme. Mekanizmi i ri i koordinimit mes institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore është një zhvillim pozitiv, por nevojitet zbatim i mëtejshëm për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme lidhur me praktikat e gabuara zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e organizuar mirë, por pati shpesh mosrespektim të procedurave dhe procesi u karakterizua nga një numër incidentesh intimidimi të zgjedhësve dhe ndikimit tek ta, si dhe mangësi gjatë numërimit të votave lidhur me procedurat dhe transparencën.
    Kuadri ligjor ofron një bazë të mjaftueshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, pavarësisht nga nevoja e vazhdueshme për një reformë të gjerë zgjedhore përmes konsultimeve publike gjithëpërfshirëse. Mangësitë dhe paqartësitë e vërejtura zvogëlojnë qartësinë e kuadrit ligjor dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e frymës dhe germës së ligjit. Ndonëse disa rekomandime të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës janë adresuar, shumica e rekomandimeve të bëra prej kohësh, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, raportimin e ndërmjetëm mbi financimin e fushatës, dhe sigurimin e një klime të favorshme mediatike, si dhe me heqjen e përgjegjësisë penale për shpifjen, nuk janë adresuar, duke treguar mungesë të vullnetit politik për reforma gjithëpërfshirëse.
    Parlamenti zgjidhet përmes një sistemi të modifikuar zgjedhor me lista të mbyllura dhe lista preferenciale të kandidatëve, i cili u miratua para këtyre zgjedhjeve. Sipas disa partive më të vogla, ky sistem favorizon dy partitë më të mëdha dhe kufizon ndikimin e votimit preferencial, duke u dhënë mundësi drejtuesve të partive që të vazhdojnë të ruajnë një kontroll domethënës mbi përfaqësimin parlamentar, pjesërisht për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme të partive. Pavarësisht këtyre argumenteve që disa prej këtyre partive paraqitën para Gjykatës Kushtetuese, Gjykata vendosi që ky sistem është kushtetues.
    Në përgjithësi, përgatitjet teknike për zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë efiçente, transparente, sipas afateve të vendosura dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Megjithatë, disa aktorë i perceptuan si të politizuar disa anëtarë të KQZ-së. Mbledhjet e KQZ-së ishin të hapura për vëzhguesit dhe u transmetuan drejtpërdrejt. Sfidat në organizimin e votimit jashtë vendit ishin të konsiderueshme dhe u vunë re disa probleme me dërgimin me postë të fletëve të votimit; megjithatë, procesi u menaxhua përgjithësisht mirë. Komisionet e niveleve më të ulëta e menaxhuan procesin në mënyrë efiçente dhe transparente, pavarësisht disa ndërprerjeve të shkaktuara nga zëvendësimi me vonesë i anëtarëve të caktuar nga partitë politike, sidomos anëtarëve të qendrave të votimit në ditët para zgjedhjeve. KQZ-ja bëri përpjekje të përmirësonte akesueshmërinë në qendrat e votimit për personat me aftësi të kufizuara, por në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit raportuan disa probleme me aksesueshmërinë në disa qendra.
    Shqipëria vazhdon të përdorë teknologjinë në zgjedhje përmes përdorimit të identifikimit biometrik të zgjedhësve dhe pilotimit të votimit elektronik. Votimi elektronik u zhvillua në dy zona, kurse identifikimi biometrik u përdor në të gjitha qendrat e votimit. Duke ndjekur praktikën e mirë zgjedhore, KQZ-ja reduktoi varësinë nga ofruesi i pajisjeve të identifikimit biometrik dhe votimit elektronik dhe përdorimi i teknologjisë u dokumentua dhe menaxhua si duhet në mënyrë transparente dhe të qëndrueshme. Partitë politike dhe media patën akses të plotë për të vëzhguar funksionimin e pajisjeve të identifikimit dhe votimit elektronik, por KQZ-ja nuk publikoi informacion lidhur me testimet e sigurisë, duke përfshirë qëllimin dhe metodat e përdorura në këto testime. Bashkëbiseduesit e MVZ-së së ODIHR-it shprehën përgjithësisht besim te teknologjia, por pati edhe shqetësime të shprehura lidhur me këtë kryesisht nga opozita.
    Në regjistrin e zgjedhjeve ishin 3.7 milion zgjedhës, duke përfshirë 245,935 zgjedhës të regjistruar jashtë vendit për të votuar me postë. Subjektet zgjedhore kishin të drejtën të kërkonin kopjen e plotë të listës së zgjedhësve, gjë që rriti transparencën e procesit të regjistrimit të zgjedhësve, pavarësisht nga shqetësimet që kjo mund të krijojë lidhur me privatësinë e të dhënave. Zgjedhësve iu dhanë mundësi të mjaftueshme për të rishikuar informacionin në listën e zgjedhësve, si fizikisht, ashtu edhe online. Sa i përket votimit nga jashtë vendit, pavarësisht nga fushata e zgjeruar e KQZ-së për informimin e zgjedhësve dhe vendimi për të pranuar dokumente shqiptare biometrike të identifikimit, të cilave u kishte kaluar afati i vlefshmërisë, rreth 41,000 kërkesa për regjistrim u desh të refuzoheshin për shkak të mosparaqitjes së një dokumenti të përshtatshëm që vërtetonte vendbanimin e kërkuesit. Në përgjithësi, procesi i regjistrimit të zgjedhësve ishte transparent, listat e zgjedhësve u konsideruan gjithëpërfshirëse dhe përgjithësisht të sakta, dhe zgjerimi i të drejtës për të votuar për të mundësuar edhe votimin jashtë vendit, shënuan një hap përpara drejt pjesëmarrjes më të madhe në zgjedhje.
    KQZ-ja regjistroi tetë parti dhe tre koalicione brenda afatit ligjor dhe miratoi 2,046 kandidatë gjithsej në një proces gjithëpërfshirës. Verifikimi i kandidatëve çoi në heqjen e 16 prej tyre për shkak të rekordeve kriminale, gjë që në asnjë rast nuk u kontestua dhe partitë patën mundësinë t’i zëvendësonin. Detyrimi ligjor i subjekteve zgjedhore për të dorëzuar lista të plota kandidatësh, të hapura dhe të mbyllura, për të gjitha zonat zgjedhore në të gjithë vendin ndikoi në mundësinë e tyre për të garuar.
    Në përgjithësi, fushata ishte e qetë, por pavarësisht nga kjo, u karakterizua nga një diskurs konfrontues dhe polarizues, veçanërisht online dhe sidomos mes dy partive politike kryesore dhe drejtuesve të tyre. Kandidatët, në shumicën e rasteve, ishin në gjendje ta zhvillonin fushatën lirisht, por mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.
    Zhvillimi i fushatës në rrjetet sociale nuk ishte i rregulluar me ligj dhe nuk u caktua asnjë autoritet për monitorimin e saj. Pavarësisht se shumica e partive politike nënshkruan një Kod Etike për Fushatat Dixhitale, disa kandidatë shpërndanë përmbajtje përçarëse ose manipuluese, ndërkohë që disa llogari palësh të treta raportohet se përdorën një sjellje të koordinuar joautentike në platformat online për të amplifikuar sulmet ndaj opozitës. Kandidatët përdorën në mënyrë aktive rrjetet Facebook dhe Instagram. Ndalimi nga qeveria i platformës TikTok që prej 6 marsit kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për fushatë. Megjithëse KQZ-ja identifikoi shkelje në disa postime të institucioneve publike, ajo i ndërpreu hetimet në një numër të vogël rastesh, dhe përpjekjet e saj monitoruese mbetën përgjithësisht të kufizuara sa i përket fushës së mbulimit dhe efikasitetit.
    Pjesëmarrja e grave në politikë është rritur vitet e fundit e megjithatë ecja e tyre përpara vazhdon të pengohet nga barrierat e rrënjosura strukturore, sidomos nga niveli i ulët të demokracisë së brendshme dhe mundësitë e kufizuara për financim. Megjithëse gratë zënë aktualisht gjysmën e posteve ministrore, ato mbajnë vetëm 36 për qind të vendeve në parlament dhe mbeten të papërfaqësuara sa duhet në organet zgjedhore kyçe, me vetëm tre anëtare gra nga 12 anëtarë që ka KQZ-ja gjithsej dhe 31 për qind të anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), me një numër të vogël grash në role drejtuese. Gjithsej, 38.5 për qind e kandidatëve të regjistruar ishin gra, duke përmbushur kuotën prej 30 për qind, gjë që tregon nevojën për një vullnet më të madh politik për promovimin e pjesëmarrjes së grave.
    Që prej vitit 2020, në financimin e fushatës zgjedhore janë bërë vetëm disa ndryshime të kufizuara. Rekomandimet kyçe të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias vazhdojnë të mbeten të pazbatuara dhe mangësitë në kuadrin rregullator ndikojnë në transparencën e financimit të fushatës dhe në barazinë e mundësive për partitë dhe kandidatët. Mangësitë në këtë kuadër, si përjashtimi i shpenzimeve të kandidatëve nga kufiri i shpenzimeve të partisë apo mosrregullimi specifik për huatë, fushatat online, shpenzimet e palëve të treta, mund të lënë hapësirë për anashkalim të rregullave. Megjithëse kërkohet me ligj, asnjë prej kandidatëve nuk bëri publike të dhëna lidhur me donacione apo hua dhe KQZ-ja nuk mund të ndërmerrte ndonjë veprim për shkak se nuk ka instrumente ligjore për të siguruar zbatueshmërinë e dispozitave ligjore përkatëse. Mungesa e raportimit të ndërmjetëm dhe shqetësimet lidhur me efikasitetin e auditimit e ulin edhe më shumë transparencën dhe llogaridhënien në financimin e fushatës.
    Klima mediatike vazhdoi të ishte tejet e kufizuar, ku pavarësia, shumëllojshmëria dhe integriteti i përmbajtjes së lajmeve u dëmtua nga financimi jotransparent, përqendrimi i pronësisë së medias, ndërhyrjet në autonominë editoriale dhe ndikimet politike. Mungoi raportimi i pavarur, duke cenuar rolin mbikëqyrës të medias dhe mungesa e gazetarisë kritike dhe informacioneve solide bënë që shumica e organeve mediatike të perceptoheshin si mbështetëse të partisë në pushtet. Megjithëse Kushtetuta mbron lirinë e fjalës, shpifja vazhdon të përbëjë vepër penale dhe gazetarët vazhdojnë të përballen me çështje gjyqësore për shpifje. Procedurat e emërimit, si për transmetuesin publik, ashtu edhe për rregullatorin e mediave audiovizuale nuk garantojnë pavarësinë de facto. Kodi Zgjedhor nuk parashikon mbulim të barabartë të fushatës në edicionet informative për partitë joparlamentare. Në televizionet e monitoruara nga MVZ-ja e ODIHR-it, edicionet informative u dominuan nga Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD). Mbulimi mediatik që nuk i atribuohej qartazi një subjekti zgjedhor ishte mbizotërues, por asnjë masë nuk u mor për adresimin e tij.
    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) i trajtoi çështjet në mënyrë transparente, në seanca publike, me pjesëmarrjen e palëve të përfshira. Megjithatë, KAS-i zbatoi një interpretim të ngushtë të rregullave lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore, duke bërë që praktika të tilla të kalonin shpesh pa u bërë objekt sanksionesh. Kriteret e ngushta statutore lidhur me kush e ka legjitimitetin për t’u ankuar për një vendim e kufizon mundësinë për zgjidhje ligjore efikase. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, dhe mekanizmi i ri i koordinimit midis SPAK-ut, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme mundësoi një shkëmbim më të mirë informacioni lidhur me krimet zgjedhore dhe u pa si një mekanizëm që mund të ketë pasur një efekt frenues

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti  final, OSBE/ODIHR ‘jep notën’: Konkurruese, por të polarizuara

    Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti final, OSBE/ODIHR ‘jep notën’: Konkurruese, por të polarizuara

    TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. Në raport thuhet se zgjedhjet ishin konkurruese, por u zhvilluan në një mjedis politik të polarizuar, pasi pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta. Raporti vlerëson se votimi nga jashtë, i prezantuar për herë të parë në këto zgjedhje, u u menaxhua mirë. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, megjithëse u regjistruan një numër incidentesh të frikësimit dhe nxitjes së votuesve. 
    PJESE NGA RAPORTI
    Pas një ftese për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe në përputhje me mandatin e saj, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) krijoi një Mision Vëzhgimi Zgjedhor (MVZ) më 2 prill. Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Thirret në Prokurori vëllai i biznesmenit, Emin Pacolli: “Pranoj përplasjen me Ademin, por Behgjeti s’ka lidhje…”
    Misioni, i kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zannier, përbëhej nga një ekip kryesor prej 12 anëtarësh me seli në Tiranë dhe 26 vëzhgues afatgjatë (LTO) të cilët u vendosën më 10 prill në të gjithë vendin. MVZ-ja e ODIHR-it qëndroi në Shqipëri deri më 22 maj për të ndjekur zhvillimet pas zgjedhjeve.
    Për ditën e zgjedhjeve, MVZ-së së ODIHR-it iu bashkuan delegacione nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së (AP e OSBE-së), Parlamenti Evropian (PE) dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) për të formuar një Mision Ndërkombëtar Vëzhgimi Zgjedhor (MIEM).
    Në deklaratën e saj të gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të lëshuar më 12 maj 2025, MNVZ arriti në përfundimin se zgjedhjet “ishin konkurruese dhe të zhvilluara profesionalisht, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar dhe garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Megjithatë, kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, megjithëse disa raportuan se u përballën me kërcënime.
    Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi jashtë vendit, i prezantuar për herë të parë për këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonë politike dhe miratimit të kësaj mase, si dhe disa çështjeve organizative.
    Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të panevojshëm të zyrtarëve të lartë.
    Kishte gjithashtu shumë akuza për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk i penguan praktikat abuzive.
    Përqendrimi i pronësisë së medias që dëmton shumësinë e burimeve të lajmeve, së bashku me vetëcensurën midis gazetarëve dhe dy partive më të mëdha që dominojnë mbulimin e lajmeve, kufizoi mundësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar.
    Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale online rrjetet nga garuesit amplifikuan diskursin e fortë konfrontues dhe nuk u caktua asnjë autoritet për të zbuluar përmbajtjen e dëmshme manipuluese.
    Mekanizmi i ri i koordinimit midis institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore është një zhvillim i mirëpritur, por ndjekja e tyre është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme të keqpërdorimit zgjedhor.
    Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, por pati një mungesë të shpeshtë të respektimit të procedurave dhe u shënua nga një numër incidentesh të frikësimit dhe nxitjes së votuesve dhe disa mangësi procedurale dhe transparence në numërimin e votave.
     
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Pas PS-së edhe PD nis trajnimin e deputetëve të rinj, 6 prej tyre nuk i binden Berishës, në krye Arjan Ndoja

    Pas PS-së edhe PD nis trajnimin e deputetëve të rinj, 6 prej tyre nuk i binden Berishës, në krye Arjan Ndoja

    arjan ndoja dhe sali berisha

    TIRANË- Pas Partisë Socialiste, edhe Partia Demokratike ka nisur sot një trajnim mbi komunikimin publik në Kuvend të deputetëve të rinj, të dalë nga zgjedhjet e Majit.
    Qëllimi i trajnimit të deklaruar nga organizatorët, është përgatitja e deputetëve të rinj të opozitës për rolin e tyre në Kuvend, përmirësimi i komunikimit publik dhe forcimi i aftësive parlamentare. Në listën e deputetëve të rinj të PD-së përfshihen Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi.
    Por është vënë re se në këtë takim mungonin 6 nga deputetët e listës së mësipërme. Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denisa Vata nuk morën pjesë fare në takim, ndërsa Ivi Kaso mungoi për shkak të një angazhimi në selinë e PD-së. Po ashtu Besart Xhaferri mungonte për shkak të një vizite të parashikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Ky është rasti i dytë që ish-prokurori Arjan Ndoja ka dalë kundër vijës politike të Berishës. Pak ditë më parë nga Kuvendi, ai foli për deputetë dhe aksione opozitare që bëhen me regji, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ishte pjesë e tyre.

    Programi për trajnimin e deputetëve të rinj përfshin disa sesione tematike me ekspertë të njohur. Në panelin e parë, Neritan Sejamini do të trajtojë çështjen e komunikimit publik dhe mënyrën se si deputetët ndërveprojnë me opinionin. Më pas, Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP), do të flasë mbi rolin e deputetit në forcimin e demokracisë dhe parlamentarizmit në Shqipëri.
    Gjatë fjalës së tij në nisje të takimit, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se Parlamenti është ‘universiteti’ më i mirë i politikës. Ai nënvizoi se të jesh deputet kërkon “angazhim të madh dhe ndershmëri të palëkundur ndaj interesit publik”.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi edhe vendimin për rritjen e pagave të deputetëve, duke e quajtur atë “të gabuar dhe të padrejtë në kushtet ku ndodhet vendi”.
    Ai shtoi se, pavarësisht roleve të ndryshme që mund të kenë gjatë karrierës, “funksioni i deputetit mbetet gjithmonë i veçantë”.
    Kreu i opozitës vuri në dukje mungesën e mbështetjes që kanë parlamentarët në punën e tyre. “Deputetët sot nuk kanë asnjë ndihmës, gjë që e bën punën e tyre edhe më të vështirë”.
    Berisha dha edhe një këshillë për të rinjtë që nisin rrugëtimin në politikë. “Në çdo rrethanë, mos shkelmoni parimin e të drejtave të njeriut. Ju jeni në një mision që shpresoj t’ju frymëzojë dhe t’ju udhëheqë”.
    Duke folur për situatën politike në vend, ai theksoi se, ndonëse Shqipëria ka pluralizëm, ky pluralizëm është “i shtypur nga pushteti”.
    Në përmbyllje të fjalës, Berisha nënvizoi rëndësinë e parlamentit si themel i sistemit demokratik.“Konsolidimi i parlamentit është kushti më themelor i një demokracie funksionale. Deputeti duhet të mbrojë atë që beson, duhet të jetë vetvetja”./ZËRI 

  • “Konkurruese, por të polarizuara”/ OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit

    “Konkurruese, por të polarizuara”/ OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit

    Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE-ODHIR) ka publikuar raportin e tij përfundimtar lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri.
    Sipas raportit, procesi i numërimit të votave, i cili u ndoq nga vëzhgues ndërkombëtarë në shumicën e qendrave të numërimit, u karakterizua nga disa probleme dhe sfida që ndikuan në rrjedhën e procesit.
    Megjithatë, OSBE-ODHIR vlerëson se numërimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të rregullt, duke theksuar nevojën për përmirësime në organizimin dhe transparencën e zgjedhjeve në të ardhmen.
    Pjese nga raporti:
    Pas një ftese për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe në përputhje me mandatin e saj, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) krijoi një Mision Vëzhgimi Zgjedhor (MVZ) më 2 prill. Misioni, i kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zannier, përbëhej nga një ekip kryesor prej 12 anëtarësh me seli në Tiranë dhe 26 vëzhgues afatgjatë (LTO) të cilët u vendosën më 10 prill në të gjithë vendin. MVZ-ja e ODIHR-it qëndroi në Shqipëri deri më 22 maj për të ndjekur zhvillimet pas zgjedhjeve.
    Për ditën e zgjedhjeve, MVZ-së së ODIHR-it iu bashkuan delegacione nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së (AP e OSBE-së), Parlamenti Evropian (PE) dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) për të formuar një Mision Ndërkombëtar Vëzhgimi Zgjedhor (MIEM). Në deklaratën e saj të gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të lëshuar më 12 maj 2025, MNVZ arriti në përfundimin se zgjedhjet “ishin konkurruese dhe të zhvilluara profesionalisht, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar dhe garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje.
    Megjithatë, kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, megjithëse disa raportuan se u përballën me kërcënime. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi jashtë vendit, i prezantuar për herë të parë për këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonë politike dhe miratimit të kësaj mase, si dhe disa çështjeve organizative.
    Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të panevojshëm të zyrtarëve të lartë. Kishte gjithashtu shumë akuza për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk i penguan praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së medias që dëmton shumësinë e burimeve të lajmeve, së bashku me vetëcensurën midis gazetarëve dhe dy partive më të mëdha që dominojnë mbulimin e lajmeve, kufizoi mundësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar.
    Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale online rrjetet nga garuesit amplifikuan diskursin e fortë konfrontues dhe nuk u caktua asnjë autoritet për të zbuluar përmbajtjen e dëmshme manipuluese. Mekanizmi i ri i koordinimit midis institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore është një zhvillim i mirëpritur, por ndjekja e tyre është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme të keqpërdorimit zgjedhor.
    Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, por pati një mungesë të shpeshtë të respektimit të procedurave dhe u shënua nga një numër incidentesh të frikësimit dhe nxitjes së votuesve dhe disa mangësi procedurale dhe transparence në numërimin e votave.

  • Edhe ‘Miss Dhoqina’ në garë! Delinda Disha shpall kandidaturën për Bashkinë Tepelenë

    Edhe ‘Miss Dhoqina’ në garë! Delinda Disha shpall kandidaturën për Bashkinë Tepelenë

    Aktorja Delinda Disha ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për postin e kryetares së Bashkisë Tepelenë. Duket se aktorët e estradës shqiptare po synojnë politikën pasi kanë braktisur rolet e humorit, kujtojmë këtu Florian Binajn që po kandidon për bashkinë Tiranë. Më herë Erion Isai, ish-aktor e tashmë kryebashkiak i Ersekës i përfunduar në SPAK.
    Lajmin e ka shpërndarë vetë aktorja në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazëm për këtë kapitull të ri në jetën e saj profesionale dhe personale.

    “Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë,” shkroi ajo në njoftimin e saj publik.
    Vendimi i Zhupës për të hyrë në politikë vjen pas një periudhe të tensionuar në marrëdhënien e saj me televizionin MCN, ku ka qenë e angazhuar si moderatore. Ajo denoncoi publikisht në JOQ drejtuesit e emisionit si gjobëvënës e po ashtu publikisht mosdhënien e pagave për një periudhë të gjatë, çka solli debate të ashpra dhe përfundimisht largimin e saj nga televizioni.
    Për publikun shqiptar, Delinda Zhupa Disha është një figurë e njohur në televizion me disa role personazhesh humoristike.