Partia Demokratike do të nisë sot të trajnojë deputetët e rinj të saj, duke kopjuar strategjinë e ndjekur nga socialistët nëpërmjet Akademisë Politike të PS. Takimi nis në orën 10:00, ku do të flasë Sali Berisha, shefi i zyrës së Konrad Adenauer (KAS) në Tiranë Thomas Kunze dhe kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi.
Deputetë për herë të parë nga PD janë: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi.
Ky i fundit, me deklaratat që ka bërë, ka shprehur një qëndrim kritik ndaj Berishës pasi tha se nëse nuk arrin që të vërtetëtojë akuzën për farsë elektorale më 11 maj, pas së cilës është kapur për të justifikuar humbjen e thellë që pësoi, do të duhet që të largohet në vitin 2026 atëherë kur edhe i mbaron mandati.
Strategjia e trajnimit u ndoq nga socialistët, e cila menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, u organizua nëpërmjet Akademisë Politike për të trajnuar skuadrën e re të deputetëve të rinj para se ata të hynin në dyert e Kuvendit në shtator.
Axhenda:
10:00 – 10:30 | Pjesa Hyrëse/Fjalë përshëndetëse
Sali Berisha – Kryetar i Partisë Demokratike
Thomas Kunze – Shef i Zyrës së KAS Tiranë
Gazmend Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar të PD
10:30 – 11:30 | Sesioni I – Komunikimi Publik
Neritan Sejamini – Ekspert i komunikimit publik
“Komunikimi i deputetit në parlament dhe me publikun”
11:30 – 12:30 | Sesioni II – Demokracia dhe Parlamentarizmi në Shqipëri
Afrim Krasniqi – Drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP)
“Roli i deputetit në forcimin e demokracisë dhe standardeve parlamentare”
12:30 – 14:00 | Pushim Dreke
14:00 – 15:00 | Sesioni III – Deputeti si Zëri i Qytetarëve: Nga procesi i integrimit, tek Shëndetësia apo ArsimiPanel i përbashkët:
Jorida Tabaku – Deputete e PD
“Roli i Kuvendit dhe i opozitës në procesin e integrimit europian” – 20 min
Albana Vokshi – Deputete e PD
“Barazia gjinore, Politikat sociale dhe shëndetësia si kauza parlamentare” – 20 min
Luciano Boçi – Deputet i PD
“Arsimi dhe kultura si prioritete kombëtare në politikë” – 20 min
15:00 – 16:15 | Sesioni VI – Dialog me Deputetët me Përvojë
Bisedë e hapur me deputetë me eksperiencë të PD-së për të ndarë përvoja praktike politike
Flamur Noka – Sekretar i Përgjithshëm – 15 min
Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i PD – 15 min
Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i PD – 15 min
Tomorr Alizoti – Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD – 15 min
Belind Këlliçi – Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD – 15 min
16:15 – 17:15 | Sesioni I – Procesi Ligjvënës
Merita Qato – Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë
“Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi”
Category: Politikë
-

PD ‘kopjon’ PS/ Mban sot takimin për të trajnuar deputetët e rinj, leksione nga Berisha
-

GJKKO/ Shqyrtohet sot kërkesa e Ilir Metës, për lirimin nga qelia
Në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.
Seanca e mëparshme u shty pas kërkesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili pretendoi se në fletën e njoftimit nuk ishte specifikuar emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen.
Meta ndodhet në paraburgim që prej 20 tetorit të vitit të kaluar dhe po përballet me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosja kaloi për gjykim në fund të gushtit, duke bashkuar në një procedim të vetëm tre çështje të ndara më parë, aferën CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA, si dhe hetimin për pasurinë e Metës.
Një ditë më parë, GJKKO rrëzoi sërish kërkesën e Metës për ndryshim të masës së sigurisë, duke argumentuar se afatet e paraburgimit nuk janë shkelur.
Edhe Gjykata e Lartë, më 16 tetor, kishte refuzuar rekursin e tij kundër vendimit për masën e sigurisë. -

Projekligji sfidues: kur Izraeli s’pyet as për SHBA-në dhe nxjerr Trump-in gënjeshtar
Parlamenti i Izraelit (Knesset) votoi për t’i dhënë miratimin paraprak një projekt-ligji që synon vendosjen e sovranitetit izraelit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar. Kjo lëvizje vlerësohet si aneksim i territorit palestinez dhe përbën një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.
Megjithë kundërshtimin e kryeministrit Netanyahu dhe partisë së tij, Likud, ligjvënësit në Knesset, me 120 vende, votuan 25-24 të martën në favor të avancimit të projekt-ligjit. Ky ishte votimi i parë nga katër që duhen për ta kthyer atë në ligj.
Një deklaratë e Knesset-it bëri të ditur se projekt-ligji u miratua në lexim paraprak me qëllim “aplikimin e sovranitetit të Shtetit të Izraelit në territoret e Judesë dhe Samarisë (Bregu Perëndimor)”. Tani ai do të kalojë në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Knesset për diskutime të mëtejshme.
Votimi, i cili u mbajt gjatë vizitës në Izrael të Zëvendës Presidentit të SHBA-së, JD Vance, për të forcuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, erdhi vetëm një muaj pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi se nuk do ta lejonte Izraelin të aneksonte Bregun Perëndimor.
Një ditë më pas, Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi se Presidenti Trump e kishte “bërë të qartë” se votimi i Knesset-it për aneksimin “nuk ishte diçka që do të mbështetej nga ne”.
“Ne mendojmë se madje kërcënon marrëveshjen e paqes,” tha Rubio, duke iu referuar planit të Trump-it për t’i dhënë fund konfliktit të Izraelit në Gaza.
“Mendojmë se mund të jetë kundërproduktiv,” shtoi ai.
Në një deklaratë, Likud i quajti votat “një provokim tjetër nga opozita që synon dëmtimin e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara”. Sipas deklaratës, “Sovraniteti i vërtetë do të arrihet jo nëpërmjet një ligji shfaqjeje për rekorde, por nëpërmjet punës reale në terren.”
Aneksimi i Bregut Perëndimor do t’i jepte fund praktikisht mundësisë së zbatimit të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin palestinezo-izraelit, siç përcaktohet edhe në rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Vota vendimtare nga një anëtar i partisë Likud
Disa anëtarë të koalicionit të Netanyahut – nga Partia Fuqia Çifute e Ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe fraksioni i Sionizmit Fetar i Ministrit të Financave Bezalel Smotrich – votuan në favor të projekt-ligjit.
“Populli ka folur,” shkroi Smotrich në një postim në X.
“Ka ardhur koha të aplikojmë sovranitet të plotë mbi të gjitha territoret e Judesë dhe Samarisë – trashëgimia e të parëve tanë – dhe të nxisim marrëveshje paqeje me fqinjët tanë, duke vepruar nga një pozicion force,” tha ai, duke përdorur terma Biblikë për Bregun Perëndimor.
Projekt-ligji u propozua nga Avi Maoz, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Noam, e cila nuk është pjesë e koalicionit qeverisës.
Shumica e ligjvënësve të Likud abstenuan ose nuk morën pjesë në votim, por një anëtar, Yuli Edelstein, sfidoi Netanyahun dhe dha votën vendimtare në favor të projekt-ligjit.
“Në këtë moment, sovraniteti izraelit në të gjithë atdheun tonë është urdhri i ditës,” shkroi ai në X.
Gjithashtu, kaloi edhe një projekt-ligj i dytë nga një parti opozitare, i cili propozon aneksimin e vendbanimit Maale Adumim.
Në gusht, Izraeli miratoi një projekt të madh vendbanimi midis Maale Adumim dhe Jeruzalemit, në një zonë të Bregut Perëndimor të pushtuar, për të cilën komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se do të shkatërronte mundësinë e krijimit të një shteti të ardhshëm palestinez.
“Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”
Votat shkaktuan dënim të menjëhershëm nga Ministria e Jashtme Palestineze, Hamasi, Katari, Arabia Saudite dhe Jordania.
Në një deklaratë, ministria palestineze dënoi votimin, duke theksuar se “refuzon fuqishëm përpjekjet e Knesset-it për të aneksuar tokën palestineze”.
“Territoret e pushtuara palestineze në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin dhe Rripin e Gazës, përbëjnë një njësi të vetme gjeografike mbi të cilën Izraeli nuk ka sovranitet,” thuhej në deklaratë.
Hamasi tha se projekt-ligjet pasqyronin “fytyrën e shëmtuar të pushtimit kolonial”.
“Ne theksojmë se përpjekjet e dëshpëruara të pushtimit për të aneksuar tokat e Bregut Perëndimor janë të pavlefshme dhe të paligjshme,” deklaroi grupi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit e dënoi lëvizjen “në termat më të ashpër”, duke i quajtur votat “një shkelje flagrante e të drejtave historike të popullit palestinez dhe një sfidë ndaj ligjit ndërkombëtar”.
Ministria e Jashtme Saudite shprehu “refuzimin e plotë të mbretërisë për të gjitha shkeljet ekspansioniste dhe ato lidhur me vendbanimet të kryera nga autoritetet e pushtimit izraelit”, ndërsa edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Emigrantëve e Jordanisë dënoi votat e Knesset.
“Kjo konsiderohet një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, një minim i zgjidhjes me dy shtete dhe një shkelje e të drejtës së patjetërsueshme të popullit palestinez për vetëvendosje dhe krijimin e shtetit të tij të pavarur, sovran, bazuar në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jeruzalemin e pushtuar si kryeqytet,” thuhej në deklaratën në X.
Më shumë se 700,000 izraelitë jetojnë në vendbanime të paligjshme në tokën palestineze në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.
Të gjitha vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Në vitin 2024, Gjykata Kryesore e OKB-së vendosi se pushtimi i Izraelit i territoreve palestineze, përfshirë Bregun Perëndimor, dhe vendbanimet e tij atje janë të paligjshme dhe duhet të tërhiqen sa më shpejt të jetë e mundur.
Anëtarët e koalicionit të Netanyahu-t kanë bërë thirrje prej vitesh që Izraeli të aneksojë zyrtarisht pjesë të Bregut Perëndimor. Qeveria e Netanyahut kishte shqyrtuar aneksimin si një kundërpërgjigje ndaj njohjes së një shteti palestinez nga disa prej aleatëve të tij perëndimorë në shtator.
Megjithatë, dukej se ishte tërhequr nga këto plane pasi Trump e bëri të qartë se një lëvizje e tillë do të ishte e papranueshme.
“Gjest retorik”
Analisti politik izraelit Ori Goldberg e përshkroi votën e Knesset-it si një reagim “kryesisht performues” ndaj Netanyahu-t për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, mes ankesave se ajo iu imponua Izraelit nga SHBA-ja dhe fuqitë e Lindjes së Mesme.
“Knesset kaloi sot fazën paraprake të një projekt-ligji që kërkon … vendosjen e sovranitetit izraelit mbi Bregun Perëndimor, që teknikisht supozohet të jetë një aneksim. Por ky është një gjest retorik,” tha ai.
Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat vendosën marrëdhënie me Izraelin në kuadër të të ashtuquajturave Marrëveshje të Abrahamit, të ndërmjetësuara nga Trump në mandatin e tij të parë, paralajmëruan muajin e kaluar se e konsideronin aneksimin e Bregut Perëndimor si një vijë të kuqe. /tesheshi.com/ -

Spiropali në Izrael, ky është kolaboracioni shqiptar sot
Eshtë e sigurt që do vijë dita kur kësaj plitikanëve, Elisa Spiropalit, si dhe eprorit të saj politik, Edi Ramës, në mos u vijë turp, ndoshta nuk do t’u vijë, do ndihen të rënduar dhe do kërkojnë të justifikohen me ç’të munden nga fjalori i sofizmave politikë për sjelljen e tyre puthadore me një shtet gjenocidal si Izraeli, ngjashëm si të kishin bashkëpunuar me gjermanët nëse do jetonin gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Spiropali është për një vizitë në Izrael, ftuar nga vetë ky shtet gjaksor, pa din e iman, siç e ka me qejf këtë frazë Rama, dhe i ka publikuar imazhet e homazheve të saj te viktimat e 7 tetorit, në një anëmbajtje të dukshme dhe hipokrite, deri dhe anti-njerëzore, pa përmendur asgjë prej tmerreve në Gaza për dy vjet, ku u shuan, më së paku, me mijëra gra e fëmijë, nën shenjëstra të qëllimshme dhe me justifikime biblike.
“E nisa vizitën time të parë zyrtare në Izrael me një ndalesë në vendodhjen e Festivalit Nova për të nderuar kujtimin e viktimave të masakrës që tronditi botën në 7 tetor 2023, ku sulmi terrorist i Hamasit u mori jetën mbi 1200 civilëve, plagosi dhe ndau nga familjet qindra të tjerë.️
Kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.
Shqipëria🇦🇱mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump si e vetmja mënyrë për stabilitet në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën në siguri e dinjitet për të dy popujt”, shkruan ministrja e Jashtme Spiropali.
Dje kur realitetet të ndryshojnë gjeopolitike, një rrugë e paevitueshme kjo, me një Izraeli që do ta ketë fundin si ai nazist, aherë ç’do të thonë Rama e Spiropali? Nëse do thonë se kështu e donte interesi i Shqipërisë, kjo do të rehabilitonte politiksht të gjithë figurat e kolaboracionit shqiptar gjatë Luftës së Dytë, pasi dhe ata, u bënë me italianët e gjermanët pët hir të interesit kombëtar: bashkimin e trojeve shqiptare. Dhe nuk mbarron këtu: bie dhe lufta partizane si në “anën e duhur të historisë”.
Kështu ndodh kur zgjedh të bësh politikë pa fije morali. /tesheshi.com/ -

Vota e pavlefshme që vendosi fatin e anëtarit të GJK, Vangjeli: Llagami, viktimë e një aksidenti
Teksa Gjykata Kushtetuese pritet të japë më 11 nëntor vendimin përfundimtar mbi ankesën e Naureda Llagamit, e cila konteston emërimin e Asim Vokshit si anëtar i ri i Kushtetueses, debati publik mbi vlefshmërinë e votës që vendosi fatin e këtij procesi vijon të jetë i ndezur.
Për analistin politik Lorenc Vangjeli, bëhet fjalë për një aksident dhe jo për një veprim me prapavijë politike. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Vangjeli tha se nëse do të kishte pasur një qëllim të fshehtë për ta penalizuar Llagamin, do të kishte qenë shumë e lehtë të manipulohej rezultati në mënyra të tjera.
“Zonja Llagami i ka të gjitha kredencialet e mundshme që të ishte anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Nga vendi i parë e ndante vetëm 0.2 pikë. Nëse do të kishte një prapavijë politike, do të ishte shumë kollaj të ndërrohej presja dhjetore. Është viktimë e një aksidenti që, në rastin më të mirë do të ishte nga pakujdesia”, tha Vangjeli. -

Rama ndan albumin nga Samiti në Londër: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të enjte, më 23 tetor, një fotoalbum në rrjetet sociale nga samiti i Procesit të Berlinit të mbajtur vetëm një ditë më parë në Londër.
“MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan kryeministri Rama.
Takimin e 11-të të Procesit të Berlinit e mikpreti Londra. Kryeministri Keir Starmer priti të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Rama.
Temat e shtruara për diskutim në takimin e këtij viti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve evropianë, përfshirë edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, ishin çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit.
Starmer në fjalën e tij u ndal tek emigracioni i paligjshëm, që, siç tha ai, po kërcënon sigurinë e qytetarëve britanikë, ndërsa njoftoi sanksionimin e 13 individëve që po nxisin këtë paligjshmëri.
“Ballkani Perëndimor ka qenë prej kohësh një rrugë tranziti për bandat kriminale të kontrabandës. Pra, ne duhet t’i shkatërrojmë këto banda, t’i shkatërrojmë ato, përmes një bashkëpunimi të duhur. Po i përdorim gjithnjë e më shumë sanksionet si një mënyrë efektive për të luftuar këtë tregti.”
Duke u ndalur tek kërcënimi rus, ai tha se Europa do të ofrojë më shumë mbështetje për Ballkanin për t’u përballur me të.
“Në Ballkanin Perëndimor, Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet etnike, të dobësojë institucionet dhe të minojë demokracinë. Të gjithë i kemi parë taktikat e tyre; tani janë shumë të njohura. Sulme kibernetike, dezinformim dhe kërcënime fizike. Dhe kjo është arsyeja pse po ofrojmë mbështetje të re për sigurinë kibernetike në të gjithë rajonin.”
Kancelari gjerman Friedrich Merz, në fjalën e tij në këtë samit, e vuri theksin tek nevoja për stabilizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi nevojë urgjente për të parë përparim në procesin e normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne kemi nevojë për zbatimin besnik dhe të plotë të marrëveshjeve që ju keni arritur tashmë. Rreth kësaj tryeze, do të gjeni vende të gatshme për të mbështetur, përfshirë vendin tim, Gjermaninë, por ne kemi nevojë për angazhimin tuaj.”
Në një deklaratë për mediat pas takimit, ai tha se anëtarësimi në BE është në dorë të vet vendeve kandidate.
“Jam i kënaqur që kemi rënë dakord edhe për një qëndrim të përbashkët mbi pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Megjithatë, tani duhet t’i japim jetë kësaj, sepse e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe sot është konfirmuar edhe një herë se Procesi i Berlinit po iu ndihmon të përparoni në këtë rrugë. Sa kohë do të duhet për të arritur atje është në duart e vetë secilit vend. Reformat në këto vende janë çelësi i kësaj. Si Bashkim Evropian, ne nuk mund dhe nuk do të bëjmë asnjë lëshim këtu. Përveç kësaj, kjo nuk do të ishte në interes të së ardhmes së vendeve kandidate.”
Në përfundim të takimit, përmes një deklarate, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse jashtë BE, angazhohet për një aleancë strategjike me Evropën e Bashkuar dhe në mënyrë të veçantë të punojë me Gjermaninë si iniciatore e Procesit të Berlinit për prioritetet e përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.
“Të forcojmë sigurinë evropiane duke mbështetur aleatët e cenueshëm të NATO-s, duke luftuar ndikimin armiqësor dhe faktorët nxitës të paqëndrueshmërisë, duke adresuar kërcënimin e përbashkët nga migrimi i parregullt, krimi i organizuar dhe financimet e paligjshme.Do të promovojmë rritjen ekonomike duke zhbllokuar barrierat ndaj tregtisë dhe investimeve përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, duke mbështetur harmonizimin evropian dhe duke promovuar mundësitë e investimit të ofruara nga biznesi britanik.”
Liderët rajonal nënshkruan gjithashtu deklarata për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin energjetik. Gjatë qëndrimit në Londër, liderët ballkanik u pritën në një audiencë të veçantë edhe nga Mbreti Charles i Tretë. -

Reforma në Drejtësi, Zogaj: Është bërë gjueti shtrigash për të larguar padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë. Të rikthehen në punë
Analisti politik Preç Zogaj ka kritikuar procesin e vetingut, duke e cilësuar si një “gjueti shtrigash” që ka larguar padrejtësisht nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë për arsye financiare të papërfillshme. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ku po diskutohej mbi Reformën në Drejtësi, Zogaj solli në vëmendje një rast konkret të një prokurori që, sipas tij, është penalizuar pa të drejtë.
“Këtu kanë bërë masakër dhe gjueti politike shtrigash për të larguar nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk arsyetonin 5 mln lekë. Është bërë një shkelje e madhe e aneksit të Kushtetutës. Ka qenë një prokuror i cili kishte mbrojte policore prej 15 vitesh sepse kishte dhënë vendime të rënda për bandat më të rrezikshme të kohës. Prokurori dhe gjykatësi. Këta pretendonin se ky prokurori me mbi 20 vite punë dhe gruan mësuese, duhej të flinte poshtë urës se nuk ka pas mundësi për të blerë apartament, edhe pse kishte 2 kredi”, tha Zogaj.
Ai akuzoi Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA) se po përdor procesin e vetingut për të ndërtuar karrierë në institucionet e tjera, duke cenuar të drejtat e profesionistëve të ndershëm. Zogaj bëri thirrje që Parlamenti, institucionet dhe opozita të ndërmarrin nisma për të rikthyer në detyrë ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.
“Këta të KPA po tentojnë të bëjnë karrierë me këto institucionet e tjera. Parlamenti, institucionet, opozita, duhet të bëhet nismëtare që për të gjitha rastet kur është shkelur, të rikthehet e drejta për ata që janë viktima të vetingut. Unë jam mbrojtës i madh i Reformës në Drejtësi, por të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë hequr nga sistemi në shkelje të dispozitave që janë shprehur te aneksi kushtetues, të kthehen në punë”, theksoi ai. -

Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Samiti i Procesit të Berlinit, aty ku ka takuar liderët europianë.
“MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.
Top Channel
-

Nga takimi me Mbretin Charles, Starmer dhe Mertz, Rama publikon fotot nga Procesi i Berlinit: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve
liderët në samitin e berlinit
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke ndarë foto nga Procesi i Berlinit në Londër. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar disa foto nga takimet kryesore që ka zhvilluar në Londër, në kuadër të Samitit. Kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Starmer, apo edhe kancelarin gjerman Merz. Krahas fotove, kryeministri shkruan se Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian
“MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë.” -

Partitë shqiptare janë me prostatë, i bëhet ‘çiçi’ tani dhe e duan tani
Gazetari Armir Shkurti ka komentuar me tone ironike dhe kritike gjendjen e politikës shqiptare duke vënë në dukje mungesën e vizionit afatgjatë dhe etjen për përfitime të menjëhershme.
“Këtu vijnë njerëzit e thonë: kam hyrë për Shqipërinë. Jo mor vëlla, unë kam hyrë për veten time. Kur bëhen pesë veta që mendojnë njësoj, atëherë lind një bashkim. Pavarësisht vërejtjeve që kam, Berisha ka bërë lojën e duhur për veten dhe forcën e tij që të mos asgjësohet. Kjo është më morale, të mbash formacionin tënd, qoftë edhe personal,” tha Shkurti.
Ai shtoi se edhe mbështetësit e ish-kryeministrit kanë interesat e tyre, ashtu si çdo grup politik. Por gazetari theksoi se skena politike ka nevojë për ndryshim dhe për një alternativë reale që nuk ndërtohet brenda pak muajsh.“Duhet një alternativë, por partitë shqiptare janë me prostatë, i bëhet ‘çiçi’ tani dhe e duan tani. Hapin partinë në shtator dhe duan vota në maj. Politika kërkon durim. Mbillet sot dhe korret pas shtatë vjetësh, por duhet t’u japësh shqiptarëve diçka ndryshe”, tha ai.