Category: Politikë

  • Pas raportit të OSBE, Blushi ‘godet’ Ramën: Armik i votës së lirë dhe i Europës së shqiptarëve

    Pas raportit të OSBE, Blushi ‘godet’ Ramën: Armik i votës së lirë dhe i Europës së shqiptarëve

    Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në reagimin e tij, Blushi thekson se raporti ndërkombëtar konfirmon qëndrimet e Partisë së Lirisë dhe të gjithë opozitës shqiptare, sipas të cilave zgjedhjet nuk ishin të zhvilluara në kushte të barabarta dhe të lira. Më tej Blushi shtoi se kryeministri Rama u damkos ndërkombëtarisht si armik i votës së lirë dhe i së ardhmes europiane të shqiptarëve.
    “Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë qartë se procesi zgjedhor nuk i përmbushi standardet demokratike të përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit, duke ekspozuar në mënyrë të hapur abuzimet dhe manipulimet e kryeministrit Edi Rama. Përmes përdorimit masiv të aseteve publike për qëllime elektorale, bashkëpunimit me elementë kriminalë dhe sistemit të paligjshëm të patronazhistëve, Rama jo vetëm që forcoi avantazhin e padrejtë të partisë në pushtet dhe fshiu çdo kufi mes shtetit e partisë, por u damkos ndërkombëtarisht si armik i votës së lirë dhe i së ardhmes europiane të shqiptarëve”, tha Blushi.

  • “Avokat, të përshëndes”, Kryemadhi sfidon me ironi pas daljes nga SPAK: Shihemi më 28 tetor

    “Avokat, të përshëndes”, Kryemadhi sfidon me ironi pas daljes nga SPAK: Shihemi më 28 tetor

    Pasi u paraqit në SPAK për seancën paraprake në GJKKO, Monika Kryemadhi ka publikuar një foto nga palestra me një mesazh drejtuar avokatit të saj, Redi Llanaj.
    “Avokat Redi Llanaj të përshëndes! Seanca ime gjyqësore u shty për më 28 tetor, ora 09:00”, shkruan Kryemadhi poshtë fotos së publikuar.

    Më tej ajo vazhdon duke thënë është ironike që vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj, ndërsa kur avokatët bojkotojnë në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit dhe në solidaritet me gjyqtarët, bojkoti bazohet në ligj.

  • “Mos manipulo”, përplasje e fortë mes Shehajt dhe gazetarit live në studio: E fillove me fake news, erdha të…

    “Mos manipulo”, përplasje e fortë mes Shehajt dhe gazetarit live në studio: E fillove me fake news, erdha të…

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përplasur me gazetarin Almer Toska. Debati nisi kur Toska tha se kreu i Mundësia ka deputet një person, i cili sipas tij, është nëpunës tek kompanitë e Shehajt.
    Shehaj e akuzoi për shpifje Toskën, dhe sipas tij, ky i fundit e nisi me fake neës dhe e përfundoi me shpifje.
    Debati i plotë:
    Shehaj: Erdha këtu për tu përballur me nnjë gazetar, dhe jo me nnjë shpifës që thotë kam punësuar. Po e mbyllim këtë diskutim me hpifje të tjera që ky thotë që unë kam punësuar deputetin tim Erald Kaprin.
    Toska: Nuk thashë asgjë të keqe!
    Shehaj: Ndryshe nga ty unë kam punësuar me mijëra edhe unë me punë të ndershme. Nuk është e ndershme të më ftosh dhe të përballësh me individë të tillë. Unë erdha me mirëbesim dhe doli që këtu zotëria ka ardhur duke shpifur. Ftesa filloi me një fake neës dhe mbaroi me një shpifje.

  • Rama emëron dy zv.ministra të rinj te Arsimi dhe Mjedisi, lirohet nga detyra kreu i Agjencisë së Mjedisit

    Rama emëron dy zv.ministra të rinj te Arsimi dhe Mjedisi, lirohet nga detyra kreu i Agjencisë së Mjedisit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Këshilli i Ministrave ka vendosur sot emërimin e zëvëndës ministrave të rinj. Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Më parë Duro ka mbajtur potin e drejtoreshës së Turizmit në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Mirela Kumbaro.
    Gjithashtu, Elda Xhumari është emëruar zëvendësministre e Mjedisit. Ndërsa, zv.ministri i Bujqsisë Roland Kristo është lriuara nga kjo detyrë.
    Në mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRIBELINDA BALLUKU***V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Znj. Elda Xhumari emërohet zëvendësministër i Mjedisit.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA
    Arta Dollani është liruar nga posti i drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Dollani këtë post e mbajti prej 17 dhjetorit 2021. 
    Në mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRIBELINDA BALLUKU***V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të  ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA

  • GJKKO merr vendimin për ankimimin e Ilir Metës, kreu i PL lihet në burg

    GJKKO merr vendimin për ankimimin e Ilir Metës, kreu i PL lihet në burg

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranon ankimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.
    Apeli vendosi mospranim të ankimit nga ana e avokatëve të Presidentit të Partisë së Lirisë.
    Kreu i PL do të vazhdojë të qëndrojë në qeli.

  • “Të është bërë mjekra si mua”/ Rama “kapet” me Benet Becin: Brenda muajit tetor dua…

    “Të është bërë mjekra si mua”/ Rama “kapet” me Benet Becin: Brenda muajit tetor dua…

    Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar përfundimin e procesit për Paketën e Maleve, duke theksuar se ende mungojnë hartat e disa bashkive.
    Gjatë një takimi me kryetaret e bashkive, Rama tha se puna për këtë nismë është nisur prej kohësh, por ritmet nuk janë të kënaqshme
    Kryeministri përmendi edhe disa bashki të djatha që nuk kanë dorëzuar ende hartat, ku sipas tij, vonesat tregojnë se mungesa e efikasitetit nuk varet nga bindjet politike.
    “Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë, flenë gjumë”, tha ai, duke bërë thirrje që brenda muajit tetor të përfundojë dorëzimi i hartave të paketës së maleve.
    Rama: Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër.
    Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma.
    Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë. Brenda muajit tetor duhet të vijnë hartat.

  • Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin/ Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

    Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin/ Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me raportin e publikuar nga Misioni i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. 
    Në reagimin e ish presidentit thuhet se raporti faktori se zgjedhjet nuk ishin të lira, dhe as të fshehta. 
    “Raporti i OSBE-ODIHR konstaton se zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin  as të lira, as të barabarta, as të fshehta.  “Fituesi” e tejkaloi çdo kufi me përdorimin e shfrenuar të “dopingut””-thuhet në reagim. 
     
     

  • VIDEO/ Rama në panelin e ‘Chatham House’ në Londër: Problemi nuk janë shqiptarët, por si të gjeni fajtorë për dështimin e Brexit-it

    VIDEO/ Rama në panelin e ‘Chatham House’ në Londër: Problemi nuk janë shqiptarët, por si të gjeni fajtorë për dështimin e Brexit-it

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një diskutim në një nga panelet e  Chatham House në Londër, ku u pyet për mënyrën se si përmendet Shqipëria në median britanike lidhur me debatin për emigracionin. Duke iu referuar mënyrës se si vendi i tij shpesh përmendet në këtë kontekst, Rama ironizoi retorikën e përdorur gjatë dhe pas referendumit për Brexit. 
    “Gjatë fushatës për largimin nga Bashkimi Europian, më kujtohet një poster me zogj të çuditshëm që vinin nga Shqipëria për t’i pirë gjakun Britanisë. Premtimi ishte se nëse Britania dilte nga Europa, shqiptarët nuk do të vinin më. Dhe ja çfarë ndodhi: dolët nga Europa dhe shqiptarët u bënë temë edhe më e madhe,” u shpreh Rama. 
    Ai shtoi se problemi nuk qëndron te emigrantët apo shqiptarët, por te nevoja për të gjetur fajtorë për një vendim që e quajti “katastrofik”. 
    “Problemi nuk janë shqiptarët, as të huajt dhe as emigrantët. Problemi është si të gjeni një ‘kokë turku’ për këtë vendim katastrofik, për të dalë nga Europa. Është një katastrofë,” tha Rama, duke shtuar se nuk ndihet i zemëruar, por “i keqardhur” për mënyrën se si zhvillohet ky debat. 
     
     
     

  • Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg

    Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin për “arrest në burg”.
    Ankimi i Metës në Apel u paraqit një ditë pasi GJKKO kishte refuzuar kërkesën e tij për shuarjen e kësaj mase sigurie.
    Avokati i tij, Kujtim Cakrani, e cilësoi vendimin si krijim të një precedenti të rrezikshëm, duke theksuar se, sipas tij, janë tejkaluar afatet ligjore të qëndrimit në paraburgim.

    Sipas Cakranit, nuk ekziston më asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, ndaj masa e sigurisë është e pajustifikuar.
    Ai akuzoi gjithashtu sistemin gjyqësor për mungesë verdiktesh pafajësie dhe për kthimin e sallave të gjyqeve në “toga pushkatimi”.
    /vizionplus.tv

  • Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin, reagon Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

    Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin, reagon Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me raportin e publikuar nga Misioni i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

    Në reagimin e ish presidentit thuhet se raporti faktori se zgjedhjet nuk ishin të lira, dhe as të fshehta.
    “Raporti i OSBE-ODIHR konstaton se zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin  as të lira, as të barabarta, as të fshehta.  “Fituesi” e tejkaloi çdo kufi me përdorimin e shfrenuar të “dopingut””-thuhet në reagim.

    Top Channel