Category: Politikë

  • “Portofoli digjital vjen për shqiptarët në 2026-ën”

    “Portofoli digjital vjen për shqiptarët në 2026-ën”

    Kryeministri Edi Rama njoftoi sot, 26 tetor, se shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin digjital duke filluar nga viti 2026.
    Gjatë episodit të katërt të sezonit të pestë të podcastit të tij, në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm për kartat e identitetit, shteti krijoi kompaninë shtetërore “Identitek”.
    Sipas tij, kompania ka realizuar kartat e reja me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë dhe po përgatitet për sfidën e radhës: kalimin e kartës së identitetit në version digjital, të përdorshëm nga telefoni ose kompjuteri si një portofol shumëfunksional dhe i thjeshtë për qytetarët.
    Rama shtoi se Bashkimi Europian po ecën në të njëjtën drejtim, duke vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të qytetarëve europianë.
    Edhe më herët, numri një i kabinetit ka theksuar se po punohet që teknologjia dhe inteligjenca artificiale të përfshihen shumë shpejt edhe në shërbimin shëndetësor, arsim si dhe transport.
    Projekti “Smart City”, që parashikon vendosjen e sistemit të kamerave inteligjente jo vetëm në akset kryesore por edhe brenda shkollave, sipas tij, është në rrugën e duhur.

  • “Këneta e dëshpëruar”, Rama komenton kandidaturën e Binajt për Tiranën: Shkriu gazit Kongresin e PS kur luajti rolin tim

    “Këneta e dëshpëruar”, Rama komenton kandidaturën e Binajt për Tiranën: Shkriu gazit Kongresin e PS kur luajti rolin tim

    Kryeministri Edi Rama, në episodin më të fundit të podcastit “Flasim”, komentoi garën për kryebashkiakun e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliaj.
    Rama u shpreh se kushdo që voton Partinë Socialiste dhe PDS do të mbështesë Ogerta Manastirliun si kandidaten e duhur për drejtimin e kryeqytetit. Ai e vlerësoi kandidaturën e saj, duke theksuar përvojën e saj në drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare dhe Spitalit Rajonal të Vlorës, si shembuj të kapacitetit të saj menaxherial dhe vullnetit të hekurt.
    Kryeministri komentoi edhe kandidaturën e opozitës, Florian Binajn, një aktor i njohur për shfaqjet e tij komike në “Portokalli”, duke e përshkruar kandidaturën e tij si një përpjekje simbolike të opozitës.

    “Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.
    Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.
    /vizionplus.tv

  • “Karta e identitetit në celular ose kompjuter”, Rama: Portë digjitale në aeroportin “Nënë Tereza”, nuk ka nevojë për kontrollin e pasaportave

    “Karta e identitetit në celular ose kompjuter”, Rama: Portë digjitale në aeroportin “Nënë Tereza”, nuk ka nevojë për kontrollin e pasaportave

    Në podkastin “Flasim”, Rama u ndal te karta e identitetit digjitale. Ai u shpreh se karta e identitetit tashmë mund të mbahet në celulare ose kompjuter dhe do të ketë funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.

    Ai gjithashtu foli dhe për një inovacion në aeroportin “Nënë Tereza”, me një portë digjitale që do të shmangë kontrollin e pasaportave dhe do të mjaftojë vetëm pamja për të verifikuar identitetin.
    “Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet. Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.
    Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026.
    Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua.
    Kështu, aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes.
    Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”, tha Rama.

    Top Channel

  • VIDEO/ Ministrja e Infrastrukturës nën hetim nga SPAK, kënga për Belinda Ballukun bëhet virale në rrjetet sociale

    VIDEO/ Ministrja e Infrastrukturës nën hetim nga SPAK, kënga për Belinda Ballukun bëhet virale në rrjetet sociale

    Numri dy i qeverisë, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK.

    Ditën e hënë ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati, ku me gjasa do t’i komunikohen akuzat nga prokurorët.

    Për këtë lajm që duhet që ka ngjallur mjaft reagime ne rrjetet sociale nuk kanë munguar dhe këngët të dedikuara për këtë ngjarje të bujshme.

    Në YouTube kanali TV Albania ka publikuar këngën për Belinda Ballukun, e cila është bërë virale në rrjetet e ndryshme sociale.

    “Shpresa po vdes, po ikën rinia, po vjen dita. Mos mendo se nuk vjen kur drejtësia zgjohet nuk fal më askënd”, thuhet mes vargjeve dedikuar ministres Balluku.

    Ndërsa në referen këndohet: “O Belinda s’të mjaftoi as kolltuku, me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u.

    Ngrihu o popull se ka nevojë Shqipëria, u braktis sot, na iku rinia. Të ngrihemi bashkë, poshtë padrejtësia. O Zot, o Zot ndihmoje këtë vend se mjaft na e pinë gjakun këta qen”.

    Nje ditë më parë kryeministri Edi Rama është shprehur për thirrjen e Ballukut në SPAK, teksa ka thënë se ai nuk komenton “ne kemi punën tonë, drejtësia punen e vet”.

  • Rama sulmon Florjan Binaj: “Aktor humori kandidat për Bashkinë Tiranë”

    Rama sulmon Florjan Binaj: “Aktor humori kandidat për Bashkinë Tiranë”

    Kryeministri Edi Rama, në podkastin Flasim, ka sulmuar kandidatin e pavaruar për Bashkinë Tiranë, aktorin e njohur të humorit Florjan Binaj.
    Edi Rama: Risi është kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën.
    Dy qytete të dorës së parë në Shqipëri që do të drejtohen nga dy gra të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza flas për Ogerta Manastirliu dhe për Spitalin Rajonal të Vlorës, Bruna Mersinin.
    Dy realitete të transformuara tërësisht falë aftësisë së tyre menaxheriale po sidomos vullnetit të hekurt të këtyre dy grave.
    Ato janë që të dyja fituese të padiskutueshme të garave ku kundërshtarët janë shëmbëlltyra e plotë e disfatës së radhës, ndjestë pastë Partisë Demokratike. Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit njëherë kur ka ardhur për të luajtur rolin tim.
    Prandaj unë nuk e gjykoj aspak aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë, por kush voton mua dhe Patinë Socialiste do të votojë Ogerta Manastirliun.

  • Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim”: Risi absolute kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën

    Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim”: Risi absolute kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, Ogerta Manastirliut dhe Brunilda Mezinit.
    Në sezonin e 5-të podkastit “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se “Tirana e Vlora janë dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt”.

    “Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike. Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim”, theksoi Rama.

    Prandaj, vijoi Kryeministri, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë.

    “Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.
    Ogerta Manastirliu është zgjedhur nga Partia Socialiste si kandidate për kryetare e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e parakohshme vendore, ndërsa Brunilda Mersini si kandidate për bashkinë e Vlorës.

  • Rama premton: Shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital nga viti 2026

    Rama premton: Shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital nga viti 2026

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital.
    Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e ID-së do të kalojnë në celular apo në kompjuter.
    Kreu i qeverisë theksoi se do të funksionojë si një portofol digjital komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    “Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë”, tha Rama.
    Edi Rama: Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për sidën e re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo në kompjuter dhe funksionimit të saj si një portofol digjital shumëfunksional e komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë.
    Shqipëria është gati, karta e identitetit digjital u prezantua si një produkt i kompanisë IdentiTek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.

  • Kush janë kandidatët jashtë PS dhe PD në garën për pesë bashki! Tërhiqet aktorja e njohur…

    Kush janë kandidatët jashtë PS dhe PD në garën për pesë bashki! Tërhiqet aktorja e njohur…

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zyrtarizuar dje, 25 tetor, kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pasi ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit përkatës.
    Një veçori e këtyre zgjedhjeve është prezenca e shtuar e kandidatëve të pavarur, të cilët do të mbështeten nga opozita në disa bashki, duke sfiduar emrat e propozuar nga Partia Socialiste.
    Në Vlorë, Dionis Sota, kandidat i pavarur, do të mbështetet nga Partia Demokratike për të garuar përballë Brunilda Mersinit, e cila ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes për të kandiduar për këtë bashki.
    Në Berat, opozita ka zgjedhur të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, duke sfiduar kandidatin socialist Ervin Ceca.
    Në Cërrik, Amarildo Hoxha garon si kandidat i pavarur me mbështetjen e opozitës, ndërsa Eligert Hima do të garojë gjithashtu si i pavarur nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Socialistët kanë propozuar kandidatin Florenc Doka.
    Në Mat, PS ka kandiduar Altin Bojnin, ndërsa Suzana Pasha, kryetare e Gruas së PS, ka shpallur kandidaturën e saj si e pavarur.
    PD mbështet Eduart Brahilikën, gjithashtu si kandidat i pavarur.
    Në Tepelenë, Gramoz Sako garon për PS, ndërsa opozita mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma.
    Për Tepelenën shpalli kandidaturën edhe aktorja Delinda Disha, por mesa duket ka qenë një shaka nga ana e saj në rrjetet sociale, një tërheqje apo një pamundësi kandidimi pasi nuk figuron me pasaportizim në Tepelenë.
    Lista zyrtare e kandidatëve të pavarur
    Vlorë: Dionis Sota (mbështetur nga PD)
    Berat: Pavlo Shkarpa
    Cërrik: Amarildo Hoxha (mbështetur nga PD)
    Mat: Suzana Pasha (e larguar nga PS), Eduart Brahilika (mbështetur nga PD)
    Tepelenë: Gabriel Guma (mbështetur nga PD)

    Teksa presim procesin zgjedhor në bashkitë sa më sipër, Tirana mbetet ende pa një datë pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar  dekretin e presidentit Bajram Begaj, pas ankimimit të Erion Veliajt, që kundërshton shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie.

  • “Nënë Tereza, aeroporti i parë në Europë me portën digjitale”/ Rama: S’do ketë kontrolle, verifikohet pamja me identitetin

    “Nënë Tereza, aeroporti i parë në Europë me portën digjitale”/ Rama: S’do ketë kontrolle, verifikohet pamja me identitetin

    Kryeministri Edi Rama thotë se aeroporti “Nënë Tereza”, do të jetë i pari në Europë, me portën digjitale të hyrjes.
    Në episodin 4 të podcastit të tij, Rama u shpreh se hyrja në Shqipëri përmes aeroportit do të bëhet pa asnjë ndalesë dhe kontroll.
    “Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim, është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nën Tereza” pa asnjë ndalesë dhe asnjë kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, që i mjafton vetëm pamja jote për të verifikuar identitetin tënd. Duke e lidhur pamjet, elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua, si një pasagjer. Aeroporti i Tiranës, i mirënjohur me aeroportin me rritjen më të madhe vitet e fundit, do jetë aeroporti i parë në Europë, me portën digjitale të hyrjes. Ne jemi vendi që futi 95 përqind të shërbimeve online, përmes e-Albania.”, theksoi ai.

  • “Këneta e dëshpëruar, ka nxjerrë për Tiranën një aktor humori”/ Rama për kandidimin e Florjan Binajt: Na ka shkrirë gazit kur më imitonte

    “Këneta e dëshpëruar, ka nxjerrë për Tiranën një aktor humori”/ Rama për kandidimin e Florjan Binajt: Na ka shkrirë gazit kur më imitonte

    Në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te kandidimin e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita.

    Ai u shpreh se të gjithë mbështetësit e PS-së duhet të votojnë Ogerta Manastirliun, teksa foli pak edhe për kandidimin e Bruna Mersinit për Bashkinë e Vlorës.
    “Risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore për Tiranën dhe Vlorën. Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar, kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, flas për Ogerta Manastirliun dhe Spitalit Rajonal Të Vlorës, Bruna Mersini.
    Dy realitete të transformuara tërësisht falë vullnetit të tyre të hekurt të këtyre dy grave. Ato janë padyshim fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët janë shëmbëlltyra kuptimplotë e disfatës së radhës së ndjesë pastë, Partisë Demokratike.
    Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati, gajasmë të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur që të gjithë pa dallim. Madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj nuk e gjykoj hiç as fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë.
    Po kush më voton mua dhe Partinë Socialiste, voton Ogerta Manastirliun. Ogertën për t’i dhënë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e domosdoshme në krye të bashkisë për të vazhduar pa u ndalur punën transformuese të kryeqytetit të Shqipërisë 2030, kryeqytetit të Europës së Ballkanit”, tha Rama.

    Top Channel