Category: Politikë

  • Doli si i pavarur në Vlorë, KQZ lë jashtë gare Gjergji Nikën, nuk e regjistron si kandidat

    Doli si i pavarur në Vlorë, KQZ lë jashtë gare Gjergji Nikën, nuk e regjistron si kandidat

    gjergji nika-kryekomisioneri ilirjan celibashi

    TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka pranuar regjistrimin si kandidat për Bashkinë e Vlorës për  për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se Nika duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën.
    “Është e qartë që interpretimi nuk mund të jetë literal por edhe llogjik. Këtu kemi edhe aspekt proceduriale por edhe materiale të rregullimit të kësaj cështje. Aspektet proceduriale janë ato që kanë të bëjnë me mënyren sesi shkohen në një regjistrim të një kandidati dhe materialet me kushtet që kërkohen.
    Aspekti proceduriale është i qartë plotësisht, ti duhet të ndjekësh një procedurë të caktuar që shkosh tek procesi i regjistrimit. Dhe unë mendoj që përjashtimi që ka bërë Kodi Zgjedhor për një kategori të caktuar, si kandidatët që mbështeten nga zgjedhësit, për të cilat ka një procedurë të caktuar, ndryshe nga ajo që ka për subjektet politike. Dhe procedurën kandidatët duhet ta respektojnë. Ju kishit detyrimin që të arfirmoheshit si kandidat i mbështetur nga zgjedhur  vetëm duke përgatiur këtë kërkesë tek Komiteti Nismëtar. Favori që ligji iu ka bërë është që ju nuk kishit nevojë për të mbledhur firma.
    Patjetër që ka vend për të diskutuar, por e kemi një precedentë në vitin 2023, ku do të duhet që edhe në rastin ku kandidatët janë të mbështetur nga zgjedhësit, të cilat janë deputetë apo kryetar bashkisë, propozimi për ta duhet që të vinte nga një komitet Nismëtar. Kemi një precedentë të tillë, kështu që duke respektuar këtë precedentë, me keqardhje më të madhe, por nuk mund ta regjistrojmë si kandidat. Natyrisht keni gjithë të drejtën për ta kontestuar këtë vendimmarrje, por në precedentin e regjistuar, nuk mund ta regjistrojmë kanidaturën tuaj”, tha Celibashi.

    Një ditë më parë, në një reagim në rrjetet sociale, Nika akuzoi KQZ se po pengon garën. Sipas tij, KQZ po vepron në sinkron me interesat e dy partive të mëdha, PS dhe PD, ndërsa thekson se ligji i njeh të drejtën që, si këshilltar bashkiak, të kandidojë si i pavarur edhe pa mbledhur firma përmes Komisioneve Nismëtare. Nika pretendon se, megjithëse ka dorëzuar kandidaturën brenda afateve ligjore, KQZ po përdor artifica dhe interpretime të qëllimshme të ligjit për ta përjashtuar nga gara për Bashkinë e Vlorës.
    Nika shpalli kandidaturën e pavarur duke dalë nga linja e Partisë Demokratike, pasi kjo forcë politike ka vendosur të mbështesë kandidaturën e pavarur të Dionis Sotës. Sipas këshilltarit, Partia Demokratike ka nevojë të “çlirohet” nga individë groteskë, siç i cilëson ai, dhe se opozita nuk mund të tallet më me demokratët./ZËRI

  • Shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Vlorës, KQZ nuk regjistron Gjergji Nikën

    Shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Vlorës, KQZ nuk regjistron Gjergji Nikën

    Gjergji Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, nuk është regjistruar nga KQZ si kandidat për Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit.
    Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, tha se Nika duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën.
    Më tej, Celibashi tha se nga precedenti i vitit 2023, Gjegji Nika nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Teksa tha se anëtarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, i lind e drejta që ta kontestojë vendimin e KQZ-së.
    Nika, më parë ka qenë pjesë e PD dhe më pas me grupimin Basha, shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në qytet.

  • Rama publikon pamje nga Vlora për rikthimin e hapësirave publike: S’ka pushim!

    Rama publikon pamje nga Vlora për rikthimin e hapësirave publike: S’ka pushim!

    Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje të reja nga operacionet që po zhvillohen në qytetin e Vlorës për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.
    Në postimin e tij, ai ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni me një mesazh të shkurtër, por të qartë, “Ska pushim”.
    Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë.
    Sipas kreut të ekzekutivit, ky operacion nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces sistematik që ka nisur prej muajit korrik dhe po zbatohet me prioritet në të gjithë territorin përgjatë gjithë katër viteve të qeverisë.
    Për të goditur më fort fenomenin e ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal janë parashikuar ndëshkime më të ashpra për shkelësit.
    Sipas portalit “Hapësira Ime Publike”, ku qytetarët kanë një rol aktiv dhe mund të denoncojnë çdo rast abuziv për ndërtimet pa leje, mësohet se deri më sot, janë regjistruar 14476 denoncime, prej të cilave 10709 janë zgjidhur, ndërsa 3767 raste janë në proces shqyrtimi.

  • Doli si i pavarur në Vlorë, ish-këshilltari i Partisë Demokratike nuk regjistrohet si kandidat

    Doli si i pavarur në Vlorë, ish-këshilltari i Partisë Demokratike nuk regjistrohet si kandidat

    Gjergj Nika nuk është regjistruar nga KQZ si kandidat në zgjedhjet e pjesshme në Vlorë.

    Nika u shkëput nga Partia Demokratike pak ditë më parë, duke u shpallur kandidat i pavarur.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai nuk i kurseu kritikat duke u shprehur se e djathta në qytetin bregdetar është zhdukur.

    Top Channel

  • Balluku nesër në SPAK, Çela: Mund të shmangë përballjen me drejtësinë përmes manovrave politike

    Balluku nesër në SPAK, Çela: Mund të shmangë përballjen me drejtësinë përmes manovrave politike

    I ftuar në intervistën e ditës, Genti Çela, Kryetar i PD Pogradec, foli mbi situatën e fundit lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila nesër pritet të paraqitet para SPAK për të dëshmuar lidhur me akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi të.

    Çela theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, por ai shprehu dyshimet se Balluku mund të mos paraqitet për shkak të manovrave politike që janë bërë për ta vonuar këtë proces. Sipas Çelës, është e mundur që Balluku të justifikohet me një arsye të ligjshme për të mos u paraqitur nesër, duke përmendur mundësinë e një kërkese për shtyrje apo justifikime të tjera të mundshme për të fituar kohë.

    Ai shtoi se kjo mund të jetë një taktikë për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke shfrytëzuar mbështetjen politike dhe mbrojtjen që mund të ketë nga qeveria. Çela theksoi se kjo është një mundësi për drejtësinë të tregojë nëse po bën hapin e duhur në luftën kundër korrupsionit të lartë, ose do i lejojë politikanët të vazhdojnë të manipulojnë proceset ligjore për të shpëtuar nga pasojat e veprimeve të tyre korruptive.

    Pjesë nga deklarata:

    Lajm shumë i rëndësishëm përsa kohë numri dy i qeverisjes, ndërkohë që ka pasur edhe zëvendësministra të tjerë me probleme të tilla korrupsioni galopant. Patjetër që ushtarët e Erilindjes bien një nga një. Duhet të kuptojmë: gjenerali i këtyre ushtarëve të rënë si Sajmir Tahiri, Erion Veliaj e shumë të tjerë duhet të kuptojmë më në fund që shkaktari kryesor i këtij korrupsioni, që ka pushtuar çdo qelizë të administratës, është Rama. Nuk mund të vazhdojnë të hanë “kumbulla e dardha” është një shprehje që thotë ai secili nga anëtarët e kabinetit të vet, me të cilët do të formonte dhe një qeveri, në burg apo paraburgim.

    Ka vepruar gjithmonë në kokën e vet, pa miratimin, pa urdhrin, pa presionin e kryeministrit për të firmosur aferat korruptive. Edhe pse ka pasur ndonjëherë Shqipëria duke thyer rekorde botërore sa i takon çmimeve për km rrugë, kjo lidhet edhe me zëvendës-kryeministren Balluku. Ajo patjetër i është drejtuar tashmë bashkimit të shokëve të tjerë të PS në burg dhe është rrugës për atje, sado që përpiqet të zgajë paraqitjen e saj në SPAK. Mendoj që edhe nesër ashtu do të veprojë, duke mos u paraqitur dhe duke u argumentuar që është jashtë evidencës. Patjetër një ditë do t’i bashkohet burgut, dhe duke pritur që drejtësia të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë së saj dhe ta thërrasë, qofte si person në dijeni, por sigurisht si shkaktarja kryesore e këtij korrupsioni, vet kryeministri.

    Ai është promotori më i madh i një shpure, në këtë rast servilesh e injorantesh. Ka grumbulluar rreth vetes njerëz anonimë, pa identitet politik, të kthyer në vegla që firmosin pa asnjë mëdyshje të gjitha aferat që kryeministri parashikon të vjedhë, dhe ata nuk ruhen deri kur i vjen kjo thirrje, siç i ka ardhur njeriut të dytë të qeverisë dhe njeriut më të besuar në krah të Rames.

    Nëse nuk kemi këtë shpurë pa identitet dhe mediokresh, pavarësisht ditëve të lumtura, këta krah udhëheqësit do të duhet të drejtohen drejt qelisë për të mbajtur përgjegjësinë për rekordet e korrupsionit që e kanë kthyer Shqipërinë në një hambar të madh korrupsioni dhe kokaine.

  • “100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Dëme të mëdha edhe në bagëti

    “100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Dëme të mëdha edhe në bagëti

    Situata në Vaun e Dejës është shumë e rëndë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në të gjitha njësitë administrative., në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli tha se 100 shtëpi kanë prezencë uji, ndërsa dëmet më të mëdha janë në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve.
    “Situata është mjaft e rëndë. Përmbytjet kanë filluar në të gjithë njësitë administrative. Përroi i glinës ka dalë nga shtrati dhe po bën përmbytje në të gjithë qytetin e Vaut të Dejës. 100 shtëpi kanë prezencë uji. dëmet janë shumë të mëdha në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve, por shpresojmë mos të rrezikojmë jetën e njerëzve se situata është shumë e rëndë”.
    Problemi më i madh sipas tij paraqitet nga përroi i Glinës, ndërkohë që apeloi se nevojiten kosha me gurë, prita malore dhe asfaltim të rrugëve.
    “I gjithë stafi i bashkisë së Vaut të Dejës është në terren e përkrah njerëzve dhe besoj që çdo gjë do shkojë mirë në evakuim, por shpresoj të mos kemi evakuim.
    Përroi i glinës ka 5 vite që aplikojmë dhe nuk e kemi fituar. Nuk di arsyen përse, por shumë problem i madh se me fondet e bashkisë është i pamundur realizimi i këtij projekti.
    Kemi nevojë për kosha me gurë, prita malore e asfaltim të rrugëve për të forcuar si tip dige për të mos e lëmë që të thyhet se po ta shohim ka thyer rrugën dhe ka hyrë në banesa uji”.

  • Fundjavë pune për luleshtrydhurën

    Fundjavë pune për luleshtrydhurën

    Nga Flavio Qarri/

    Dështuan me variantin ta mbështesim Ogertën se është grua dhe tani kanë filluar me dy të reja. Flori është aktor se këta nuk i duan njerëzit me zanate e diploma dhe po përpiqen ta përqeshin te pika e tij e fortë dheeee Ogerta ka arritur rezultate dhe të mbaron punë.

    Për rezultatet e Ogit besoj janë të matshme nga të gjithë si në lek, si në viktima, ashtu edhe në renditje. Kudo ku ka qenë ajo ne kemi dalë vendi i fundit në botë.

    Kam vetëm një keqardhje. Do isha shumë kurioz nëse dhe Ogi dhe Flori do të kandidonin të pavarur dhe PS të mos nisej me avantazhin kriminal të administratës së patronazhuar sa do dilte gara vërtetë.

    Por edhe kështu i ka zënë pak paniku se nuk po dalin mirë te sondazhet e tyre. Plus Ogit do i ikë shefja fushatës këtë javë deri në një vend piktoresk. Gara është bërë interesante. Nuk do habitesha nëse do t’i shtyjë edhe më shumë zgjedhjet. Gjithçka mund të ndodhë, kjo nuk është më Tironë.

  • PD denoncon – “Kandidati i Ramës përfitoi miliona euro nga kontratat publike”, ja për kë bëhet fjalë

    PD denoncon – “Kandidati i Ramës përfitoi miliona euro nga kontratat publike”, ja për kë bëhet fjalë

    Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Tepelenës. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se kandidati i Edi Ramës ka marrë miliona euro.
    Ajo theksoi se kompania ‘2T shpk’, në pronësi të vëllait të Gramos Sakos, ka përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike.
    “Vetëm nga Bashkia Tepelenë, kjo kompani ka përfituar 1.8 milionë euro për projektet e ujësjellësit në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Peshtan.Megjithë pagesat e kryera, banorët e zonës denoncojnë mungesën e ujit në Salari dhe Rexhinë, ndërsa në Peshtan ujësjellësi nuk funksionon prej 5 vitesh”, u shpreh Vangjeli.
    Denoncimi i PD-së:
    Bashkia Tepelenë, e drejtuar nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë në qendër të vëmendjes mirëqenien e qytetarëve, por përvetësimin e fondeve publike në xhepat e drejtuesve vendorë.
    Me bekimin e kryetarit të bashkisë, Tërmet Peçi, pas Lorenc Bamit, drejtori i radhës që është kujdesur që taksat e tepelenasve të përfundojnë në xhepat e familjarëve është Arta Shaha, e cila ka mbajtur detyrën e Drejtorit Ekzekutiv për aktivitetet kulturore pranë kësaj bashkie.
    Sipas të dhënave zyrtare të Spending Data, bashkëshorti i saj, Çelik Shaha, në konflikt të qartë interesi, ka përfituar fonde publike të prokuruara nga Bashkia Tepelenë për projekte kulturore e të tjera, në një vlerë prej të paktën 154 mijë euro.
    Pavarësisht këtyre aferave, Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë për këtë bashki një tjetër emër të denoncuar më parë nga opozita, ish-komandantin e Gardës së Republikës, Gramos Sako.
    Dosja e tij në procesin e vetingut ngre dyshime serioze mbi standardet e përzgjedhjes dhe filtrat moralë që duhet të kenë kandidatët për poste publike.
    Në lidhje me fondet publike, kompania ‘2T shpk’, në pronësi të vëllait të Gramos Sakos, rezulton sipas Spending Data të ketë përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike.
    Vetëm nga Bashkia Tepelenë, kjo kompani ka përfituar 1.8 milionë euro për projektet e ujësjellësit në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Peshtan.
    Megjithë pagesat e kryera, banorët e zonës denoncojnë mungesën e ujit në Salari dhe Rexhinë, ndërsa në Peshtan ujësjellësi nuk funksionon prej 5 vitesh.
    Këto fakte janë prova të qarta të abuzimit me fondet publike dhe kërkojnë ndërhyrjen urgjente të SPAK-ut për hetimin e plotë të tenderave të dyshimtë të zhvilluar nga Bashkia Tepelenë.
    Është e qartë se kandidati i Partisë Socialiste do të ketë prioritet tenderat për kompaninë e vëllait, dhe jo mirëqenien e qytetarëve të Tepelenës.
    Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të mos pranojnë më klientelizmin, korrupsionin dhe investimet fiktive, por të zgjedhin ndryshimin që sjell transparencë, ndershmëri dhe zhvillim të vërtetë.
    Më 9 Nëntor, voto Gabriel Guma, voto për ndryshimin që i shërben qytetarëve të Tepelenës!

  • Dyshit të Ramës, Belinda Ballukut i thurren elegji për aftësitë e saj si kleptokrate

    Dyshit të Ramës, Belinda Ballukut i thurren elegji për aftësitë e saj si kleptokrate

    Shpërthejnë këngët për krahun e djathtë të Edi Ramës pas marrjes nën hetim nga SPAK. Shqiptarët kanë filluar ti dedikojnë këngë mjeshtërisë së zëvendës kryeministres legjendare për aftësinë e saj të jashtëzakonshme në tenderim, prokurime dhe koncencione.
    Në YouTube kanali TV Albania ka publikuar këngën për Belinda Ballukun, e cila është bërë virale në rrjetet e ndryshme sociale.
    “Shpresa po vdes, po ikën rinia, po vjen dita. Mos mendo se nuk vjen kur drejtësia zgjohet nuk fal më askënd”, thuhet mes vargjeve dedikuar ministres Balluku.
    Ndërsa në referen këndohet: “O Belinda s’të mjaftoi as kolltuku, me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u.
    Ngrihu o popull se ka nevojë Shqipëria, u braktis sot, na iku rinia. Të ngrihemi bashkë, poshtë padrejtësia. O Zot, o Zot ndihmoje këtë vend se mjaft na e pinë gjakun këta qen”.
    Nje ditë më parë kryeministri Edi Rama është shprehur për thirrjen e Ballukut në SPAK, teksa ka thënë se ai nuk komenton “ne kemi punën tonë, drejtësia punen e vet”.

  • FOTO / Pas Albana Vokshit, edhe Balliu del ‘zbuluar’. Detajet nga ChatGPT, ku shkruajnë reagimet politike

    FOTO / Pas Albana Vokshit, edhe Balliu del ‘zbuluar’. Detajet nga ChatGPT, ku shkruajnë reagimet politike

    Pak kohë më parë, gazeta ‘TemA’ evidentoi postimet e deputetes së PD, Albana Vokshi, që reaizoheshin me ndihmën e Chat GPT, ku ajo kishte postuar se si IA e pyeste në donte ta bënte denoncimin më të fortë dhe më të besueshëm. Duke dashur të denonconte një aferë, sipas saj, të një prej ministrive, Vokshi kishte harruar të hiqte këto ‘detaje’ të inteligjencës artificiale.
    Me sa duket, të njëjtën gjë si Vokshi, bën edhe deputeti tjetër i PD-së, Klevis Balliu (alias Balliu Junior), i cili, siç shihet edhe në postimin më poshtë, ka harruar të heqë prej postimit **, tipike për shkrimet e shkruara me inteligjencë artificiale.
    Nga këto që po shohim përditë, siç duket, i vetmi që nuk përdor inteligjencën artificiale në atë parti është Flamur Noka, i cili mjafton që imiton Doktorin dhe ka nevojë për ChatGPT./TemA