Manastirliu theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të qëndrueshëm në çdo njësi të kryeqytetit dhe kujdes social për çdo grupmoshë.
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2.
Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit, me planin e zhvillimit “Tirana 2030”.
“Lagje më lagje, rrugë më rrugë, për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur se si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë, një Tiranë që kujdeset për njerëzit”, u shpreh Manastirliu.
Manastirliu theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të qëndrueshëm në çdo njësi të kryeqytetit dhe kujdes social për çdo grupmoshë.
“Plani ynë Tirana 2030 do të jetë i prekshëm për çdo komunitet dhe do të shkojë në çdo lagje të qytetit.”, tha Manstirliu.Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës vijon takimet në çdo lagje, për të dëgjuar banorët dhe për të folur për planin e saj Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët, të moshuarit dhe çdo familje.
Category: Politikë
-

Manastirliu: Ja cili është plani “Tirana 2030” që prek çdo komunitet
-

“Pas Veliajt dhe Balluku në burg”, Abilekaj paralajmëron: Pas së premtes, qeveria Rama s’mund të qëndrojë më në këmbë
Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se zhvillimet e fundit me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun, tregojnë se kjo qeveri ka humbur plotësisht aftësinë dhe legjitimitetin për të qeverisur.
Sipas Abilekajt, akuzat për korrupsion që kanë përfshirë rrethin më të ngushtë të kryeministrit Rama janë prova se sistemi i ngritur prej tij po shembet dhe se mazhoranca ka arritur fundin politik dhe moral.
Ai theksoi se Edi Rama ka ndërtuar një mekanizëm korrupsioni që tani po kthehet kundër vetë njerëzve të tij.
Pjesë nga deklarata;
Dy shfaqje që tregojnë që kjo qeveri nuk e ka më mundësinë të vazhdojë të qeverisë. Për çështjet Balluku dhe Veliaj do të flasim pas së premtes. Me gjetjen dhe me akuzat që janë hedhur ndaj kësaj qeverie, me implikimin e të gjithë njerëzve afër Ramës dhe perceptimin e nivelit të korrupsionit në vend, mendoj që tashmë nuk ka më legjitimitet kjo qeverisje dhe duhet gjetur një mënyrë që kjo qeveri të largohet. Pavarësisht se ka vetëm një muaj e gjysmë që ka filluar punë, është e qartë që nuk mund të ngrejë një shtet që e ka çuar në këtë pikë.
Nëse shihni krahun e Ramës sot, nuk ka më asnjë njeri nga ata që e nisën në 2013, asnjë nga ata që i rikrijoi në 2018–2019 kur ndryshoi qeverinë. Të gjithë janë ose të larguar, ose në prokurori, ose të arratisur, dhe i vetmi njeri që nuk ka ngrënë fruta e perime qenka Rama. Mendoj që morali i kësaj qeverie ka marrë fund dhe nuk mund të vazhdojë më, sepse nuk besoj të ketë më besimin e shqiptarëve dhe legjitimitetin për të vazhduar, pavarësisht se SPAK nuk ka prekur autorin e vërtetë të korrupsionit të kësaj qeverie, që është Edi Rama.
Ne kemi një bazë morale të një qeverie që nuk mund të ekzistojë më, pavarësisht akuzave e kush del fajtor. Tashmë jemi të bindur që Rama ka ndërtuar një mekanizëm korrupsioni galopant që habit çdo njeri.
Ata po ndëshkohen me humorin e Ramës. Ai po u thotë: “Ju vërtet i bëtë punët e mia, por ju do të dënoheni për punët tuaja që nuk më thatë, ose unë bëra sikur nuk ju dëgjova.” Kjo ndodh me Beqajn, inceneratorët, Veliajn, për të cilin ne nuk e prisnim që do të shkonte një zëvendëskryeministre. Besoj është e njëjta skemë. Kjo do të ndodhë edhe me Ballukun të premten, ku, me aq informacion sa kemi, është një çështje krejt minore. -

Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, KQZ i kalon mandatin Briseida Çakërrit
Briseida Çakërri-bruna mersini
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dhënë mandatin Briseida Çakërri, e cila do të jetë përfaqësuesja më e re e Partisë Socialiste në Kuvend për qarkun e Vlorës. Çakërri zëvendëson Bruna Mersinin, e cila ka dhënë dorëheqjen për t’u bërë pjesë e garës për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
KQZ konfirmoi në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë se, Çakërri mori mandatin e deputetes si pasuesja në listën e kandidatëve të 11 majit, me më shumë vota. Ajo pritet të bëjë betimin në seancën e ardhshme plenare, duke nisur kështu mandatin e saj katërvjeçar në Kuvend.
Dorëheqja e Mersinit u njoftua zyrtarisht nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, në seancën e fundit parlamentare. “Deputetja Brunilda Mersini heq dorë nga mandati si deputete. Është njoftuar KQZ për vakancën,” deklaroi Peleshi.
Bruna Mersini do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë, ndërsa përballë do të ketë Dijonis Sotën, si kandidat i pavrur, por i mbështetur edhe nga opozita.
Më 9 nëntor do të zhvillohet zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit. Qytetarët e Vlors, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do t’i drejtohen qendrave të votimit për të kryetarët e rinj të bashkive. Bashkia Tiranë, edhe pse aktualisht pa kryetar, nuk do të shkojë në zgjedhjet e 9 nëntorit, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj pas ankimimi të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin me vendim të qeverisë. Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor./ZËRI -

Kandidati i PD për Bashkinë e Vlorës: S’kam arsim të lartë, në atë kohë diplomat bliheshin! Bëj kurse online.
Dionis Sota, i cili do të garojë si kandidatë i pavarur për të drejtuar Bashkinë e Vlorës, ndërsa mbështetet nga PD e Sali Berishës dhe parti të tjera opozitare, ka deklaruar se ka qenë zgjidhje e tija që të kandidonte si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
“Unë kam qenë i qartë që do kandidoja i pavarur. Falenderoj të gjitha forcat politike duke nisur nga ‘Shqipëria Bëhet’ dhe PD që kanë besuar në këtë lloj formule për zgjedhjet e pjesshme. Kjo ishte një zgjedhje e qartë që në fillim që kështu do ishte dhe kështu u bë.
Të gjitha partitë jo vetëm PD e kanë ofruar mbështetjen e tyre, por ka qenë zgjidhja ime që të dal si i pavarur dhe kjo është nismë e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë.”, tha ai në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv.
Një koment e pati edhe lidhur me formularin e vetëdeklarimit të tij dorëzuar në KQZ, ku ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është arsim i mesëm, ndërsa figuron edhe me dy emra.
Ai tha se dëshirë e tij ka qenë që të vazhdonte arsimin e lartë për juridik, por duke qenë se diplomat në atë kohë bliheshin, vendosi që t’i përkushtohej punës.
“Unë jam rritur në atë kohë kur diplomat bliheshin dhe s’kam pranuar që ti futem asaj valle, e kam nisur shkollën dhe e lashë. Kisha dëshirë që të vijoja juridikun, por prej punës se bëra. Bëj kurse online.
Për financim të fushatës, unë kam bërë publike llogarinë bankare, ky është detyrim ligjor, çdo parti e ka detyrim, por llogaritë e partive janë të deklaruara dhe unë jam i pavarur dhe jam i detyruar që ta shpallë këtë llogari bankare dhe shumë miq familjarë brenda dhe jashtë vendit kanë dashur që të kontribuojnë’, shtoi Sota.
-

Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, ja kujt ia kalon KQZ mandatin e deputetes…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Briseida Çakërrit në radhët e Partisë Socialiste në Vlorë.
Ajo zëvendëson Brunilda Mersinin, e cila la mandatin për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Vlorës, që do të mbahen më 9 nëntor.
Në mbledhjen e zhvilluar të mërkurën, KQZ konfirmoi se Çakërri mori mandatin e deputetes si pasuesja në listën e kandidatëve të 11 majit, me më shumë vota.
Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë do të garojnë Brunilda Mersini nga PS dhe Dijonis Sota si kandidat i pavarur, por i mbështetur edhe nga opozita. -

Burgjet i japin leje Erion Veliajt, do jetë i pranishëm në seancë në Gjykatën Kushtetuese
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të shoqërojë kryetarin e shkarkuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Gjykatën e Kushtetuese.
Kjo gjykatë, më datë 9 tetor i ka dërguar shkresë Veliajt në qeli, si palë në proces, duke e pyetur nëse do që të jetë i pranishëm në seancë.
Megjithatë Drejtoria e Burgjeve informon se në çdo rast do të duhej vullneti Veliajt për pjesëmarrjen apo jo në seancë .Te premten, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për kërkesën e Veliajt, i cili ka kundërshtuar shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës nga qeveria./vizionplus.tv
-

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!
TIRANE- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend. Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Binaj shihet krah tyre ndërsa sqaron se ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit. Ai thotë se programi është mbështetur prej tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete.
“Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj.
Pamje nga takimi:
-

“Leva e Edi Ramës”, gazetari ‘shpërthen’ në studio:Balluku duhej të ishte në burg që ditën e parë jo në zyrë, reforma..
Gazetari, Almer Toska, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku duhet të kishte shkuar në burg, por sipas tij, kjo e fundit po i bën bisht drejtësisë.Ai shtoi se reforma në drejtësi ka dështuar.
Më tej ka ndërhyrë dhe pedagogia e Luarasit Arsejda Gjyli duke theksuar se punën e drejtësisë e pengojnë disa komponentë sipas saj, krimi i organizuar dhe e gjitha kasta politike.
Debat i plotë në studio:Toska: Balluku duhet të ishte ne burg që në ditën e parë. Unë pres që reforma në drejtësisë të veprojë siç duhet. Kanë hapur tre telefona të Evis Berberit. Është kapur një deputeti i PD që fliste me Berberin.
Gjyli: Z.Dumani bëri në komision në parlament dhe ju përgjigj 65 pyetjeve. Si radhë ndonjëherë maratonë. Duhet thënë që sigurimi i drejtësisë në Shqipëri është shumë delikat. Janë 33 zyrtarë të lartë.
Toska: Duhet të ishin 330 moj zonja Gjyli. Balluku po i bën bisht drejtësisë sepse këta palaço nuk po ndihmojnë dritan Prençin.
Gjyli: Ka dhe një fakt tjetër që z.Dumani doli dhe tha që drejtësaa ka tre komponentë që nuk e lejon të bëj punën e vetë është krimi i organizuar dhe politika.
Toska: Kur të bëhesh mash e politikës dhe levë e Edi Ramës ashtu do të përfundosh.
Gjyli: E gjithë kasta politike nuk e lejon drejtësinë e pavarur e pavarur. Nuk është problematika vetëm në qeveri janë të gjitha.
Toska: Jo janë kthyer ata njerëz tek politika kanë dashur, ata të bëjnë gili vili. Ata sot politika i telefon, i gjithë komisioni i vettingut si Taulant Balla dhe Ulsi Manja i kanë në tutela. Po të kishin pavarësi dhe integritet nuk do vepronin kështu. Sepse reforma në drejtësi është bërë maskaradë. -

Deputeti Korreshi “plas bombën”: “Balluku duhet të dorëhiqet, ndryshe…”
Paraqitja në SPAK nuk është me dashje qejfi, por me detyrim dhe Belinda Balluku do të shkojë atje, ndërsa ka edhe hapa proceduriale që ndiqen.
Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend, hetimi dhe thirrja në Prokurorinë e Posaçme e zv/kryeministres për çështjen e abuzimit me tenderët.
“Kjo nuk është me dashje qejfi, është e detyruar të shkojë atje. Prokuroria i drejtohet Kuvendit pastaj nëse nuk paraqitet, për t’u shoqëruar me forcë. Dërgohet me shkresë për shkak të imunitetit, që të paraqitet, ndryshe pastaj ka procedura të tjera”, u shpreh ligjvënësi.
Por a duhet t’i mbajë postet që ka zv/kryeministrja pas hetimit që ka nisur SPAK?
“Unë e quaj institucion dorëheqjen, por këtu në Shqipëri turpi hahet me bukë. Minimalisht mendoj se duhet të japë dorëheqjen, kjo është përgjegjësi e çdo individi. Kemi në vendet e huaja ku japin dorëheqjen edhe për gjëra më të vogla. Por unë mendoj se Balluku duhet të japë patjetër dorëheqjen”, komentoi ai.
Për Korreshin procedura është e qartë, madje mund të shkojë deri në masa shtrënguese, si sekuestrimi i pasaportës, procedurë që u ndoq edhe me kreun e PD, Sali Berisha.
“Kjo është procedura, Prokuroria i drejtohet Kuvendit nëse nuk paraqitet, sepse mund të ndodhë edhe që të refuzojë apo dhe të arratiset. Por SPAK ka në dorë të marrë edhe masat parandaluese për këto, që të sekuestrojë edhe pasaportën, siç u veprua me zotin Berisha. Pra nëse ajo nuk shkon edhe pas kërkesës së Kuvendit, atëherë do merren masa të tjera”, tha deputeti.Për ligjvënësin demokrat, kjo mazhorancë është bërë si thes i shpuar dhe kriminaliteti është në nivele të larta.“Mazhoranca është një thes i shpuar që mezi rri në këmbë. Shqipëria është e inkriminuar nga fundi në krye”, u shpreh ai. -

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës
Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend.
Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Binaj shihet krah tyre ndërsa sqaron se ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit.
Ai thotë se programi është mbështetur prej tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete.
“Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend.
Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj.