Category: Politikë

  • Nuk mori mandat deputeti nga lista e hapur në Tiranë, zbulohet posti që i jep Rama ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj

    Nuk mori mandat deputeti nga lista e hapur në Tiranë, zbulohet posti që i jep Rama ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj

    Burime nga Partia Socialiste për Top Channel bëjnë me dije se ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të emërohet këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama.

    Mësohet se Gjonaj do të shërbejë edhe si urë lidhëse për nismat ligjore mes qeverisë dhe Kuvendit.
    Kujtojmë se Gjonaj nuk arriti të merrte mandatin e deputetit nga lista e hapur  ë Tiranë në zgjedhjet parlamentare.

    Top Channel

  • Blerja e votave – 6 ditë para zgjedhjeve në disa bashki/ Rama prezanton bonusin e fundvitit për pensionistët

    Blerja e votave – 6 ditë para zgjedhjeve në disa bashki/ Rama prezanton bonusin e fundvitit për pensionistët

    Qeveria e rilindjes ka miratuar shpërndarjen e bonusit të fundvitit për pensionistët, i cili do të jepet gjatë muajit dhjetor. Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve.

    Sipas ministrit, pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë bonus, ndërsa ata që kanë pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë.

    “Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliardë shtohen në llogarinë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë dedikohen për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë”, deklaroi Malaj.

    Asnjëherë më parë bonusi për fundvitin nuk është deklaruar kaq herët. Ashtu siç u bleu votën me zgjedhjet e kaluara me bonusin e dimrit dhe atë të pranverës, Rama ka vendosur që 6 ditë para zgjedhjeve të pjesshme në disa bashki të vendit të ofrojë sërish çekun e votës për pensionistët.

    Vjedhja dhe blerja e votës vazhdon edhe pas raporteve të ashpra të institucioneve ndërkombëtare për përfshirjen e shtetit në votime. Ja kështu si me bonuset e fundvitit por jo vetëm.

  • “Askush nuk është mbi ligjin”/ Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Koçiu dhe Proda në Farkë: Kujdes me dokumentet e…

    “Askush nuk është mbi ligjin”/ Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Koçiu dhe Proda në Farkë: Kujdes me dokumentet e…

    Ata që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi. Është ky paralajmërimi i dhënë nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu gjatë inspektimit në Farkë të aksionit për bllokimin e disa objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes.
    Ajo theksoi se ky operacion është pjesë e një procesi që ka nisur prej muajsh për lirimin e hapësirave publike, teksa paralajmëroi se do të pasohet nga një aksion kombëtar kundër ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin.
    Sipas saj, të gjitha masat po zbatohen mbi bazën e paketës së fundit ligjore, e cila forcon mekanizmat e kontrollit të territorit dhe sanksionet ndaj çdo abuzimi.
    “Dua të theksoj që gjithë ky aksion vjen në vazhdën e paketës së masave ligjore të hyrë në fuqi në fillim të muajit tetor, të cilat kanë për synim të garantojnë e zbatojnë masa e sanksione konkrete.
    Këtu kam një thirrje për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të blejnë një pronë, që duhet të bëjnë shumë kujdes në verifikimin e statusit ligjor të saj dhe të lajmërojnë organet kompetente për çdo parregullsi apo situatë abuzive me pronën.
    Ky është një aksion që do të vazhdojë deri ditën e fundit për të garantuar ligjshmërinë dhe për të mbrojtur gjithë territorin e vendit nga çdo lloj abuzimi me pronën publike,” theksoi Ministrja e Punëve të Brendshme.
    Aksioni synon të vendosë rend dhe rregull në territor, të mbrojë pronën publike dhe të garantojë zhvillim të qëndrueshëm.
    “Askush që ka një leje ndërtimi apo del përtej lejes së ndërtimit nuk do të lejohet të përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë.
    Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që ndërtojnë apo shesin objekte që nuk do ta kenë të mundur të përfitojnë asnjë metër katror të zaptuar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme,” shtoi Ministrja.
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, vuri në dukje se “ky është një rast ku ne kemi konstatuar një paligjshmëri dhe tejkalim të lejes së ndërtimit dhe Policia e Shtetit do të kryejë të gjithë veprimet në bazë të ligjit për të proceduar personat që kanë abuzuar me këto leje, qofshin këta edhe zyrtarë të shtetit, si dhe do të mbështesë për sigurinë e këtyre operacioneve të gjithë inspektoratet që do të veprojnë në terren”.
    Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj bëri me dije se “si në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera në zonën e Farkës, Lundrës, zona në të cilat kemi konstatuar si bashki e Tiranës, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera, shikojmë që ndërtuesit kanë tejkaluar lejet e ndërtimit.
    Ne si bashki e Tiranës e kemi të qartë kur janë tejkaluar volumet e ndërtimit, kanë dalë jashtë lejeve të ndërtimit, nuk kanë respektuar ligjin.”
    Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici, bëri një apel për ndërtuesit dhe personat e përfshirë në këtë veprimtari që të jenë korrektë në zbatimi e ligjit.
    “Dua të bëj një thirrje për të gjithë sipërmarrësit, mbikëqyrësit e punimeve, arkitektët që të jenë të kujdesshëm për zbatimin korrekt të të gjitha masave tekniko-ligjore në fushën e ndërtimit,” u shpreh Bici.

  • A do të marrin bonus në fundvit invalidët? Ja si përgjigjet ministri i Financave

    A do të marrin bonus në fundvit invalidët? Ja si përgjigjet ministri i Financave

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka pyetur ministrin e Financave, Petrit Malajn nëse kategoria e personave invalidë do të përfitojnë nga bonusi i fundvitit. Malaj u përgjigj se për të gjitha kategoditë duhet një vendimmarrje specifike dhe se në varësi të mundësive financiare, do të konsiderohen për tu përfshirë në bonusin që do të shërndahet në fund të vitit.
    Erion Braçe: Pyetja tjetër lidhet me një kategori që, me thënë të drejtën, nuk ka përfituar nga bonusi i pranverës i këtij viti e që natyrisht ka krijuar një shqetësim se janë thuajse të njëjtit njerëz, për shkak se një pjesë  paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe një pjesë paguan nga shërbimi social shtetëror. Pra bëhet fjalë për invalidë, të lindur të tillë apo të bërë të tillë gjatë periudhës së jetës së tyre që, janë një numër i konsiderueshëm, 50.000, 60.000 njerëz, të cilët nuk kanë përfituar bonus pranvere. Pyetja është që drejtpërdrejt, çfarë do ndodhi me këta, me këtë bonusin që do paguajmë ne tani në dimër?
    Petrit Malaj: Për të gjithë kategoritë e tjera, natyrisht, kjo kërkon një lloj vendimmarrje, duhet që kërkesat të na vijnë nga institucionet relevante, dhe pastaj në varësi dhe të mundësive financiare që kemi, patjetër që do të konsiderohen për të marrë një bonus. Do të shohim nëse ecuria ekonomike do të jetë sipas parashikimeve që ne kemi deri në fund të muajit dhjetor, atëherë, bazuar edhe në kursimet që do të kenë me një akt normativ do të vlerësojmë nëse dhe kjo kategori do të përfitojë një bonus në fund të këtij viti.

  • U mor e pandehur nga SPAK, Grupi Parlamentar i PD kërkesë për interpelancë urgjente me Ballukun

    U mor e pandehur nga SPAK, Grupi Parlamentar i PD kërkesë për interpelancë urgjente me Ballukun

    Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas marrjes së saj si të pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ky tender rezultojë të ishte i paracaktuar dhe me një faturë të fryrë financiare prej 50 milion euro më shumë.
    Në datën 31 Tetor 2025, Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar marrjen të pandehur të Zëvëndëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
    Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr. 167 dhe 181 të vitit 2024), ka rezultuar se në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum – Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur procedura në datën 22.06.2021, me fond limit rreth 190 milionë euro, janë kryer shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, me qëllim favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure.
    Sipas dokumentacionit zyrtar dhe burimeve të hapura të informacionit rezulton se fillimisht për këtë procedurë prokurimi publik ishte shpallur fitues operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”, me ofertë 140 milionë euro. Por, pas anullimit të kësaj procedure, është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomik “INTEKAR – ASL”, me ofertë 190 milionë euro. Megjithatë, punimet janë kryer sërish me nënkontraktim nga shoqëria “Gjoka Konstruksion”, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të pajustifikuar prej 50 milionë euro.
    “Në këto kushte, me qëllim dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me sa më lart, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një interpelance urgjente me Zëvëndëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku” – thuhet në kërkesën e depozituar nga deputetët e PD.

  • “Veliaj kërkon ta çojë çështjen në Strasburg”/ Reagon ashpër juristi: Nuk rikthehet më në detyrë, sepse…

    “Veliaj kërkon ta çojë çështjen në Strasburg”/ Reagon ashpër juristi: Nuk rikthehet më në detyrë, sepse…

    Juristi Edmond Petraj, i ftuar në një studio televizive, deklaroi me bindje të plotë se Erion Veliaj nuk do të kthehet më në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.
    “Erion Veliaj tashmë është i shkarkuar. Këshilli Bashkiak, me një propozim të një grupi të caktuar, vendosi me unanimitet shkarkimin. Edhe pse Veliaj ka bërë ankimim për VKM-në, çështja është shumë e thjeshtë. Veliaj ka punë me nenin 62, forma se si u shkarkua Veliaj. Presidenti nuk ka të drejtë të shqyrtojë themelin, nuk merret Presidenti se si është shkarkuar. Kushtetuta thotë nëse vakanca është prej vendimit të Këshillit të Ministrava, është i detyruar të dekretojë”, deklaroi Petraj.
    “Për mendimin tim, dekreti është ezauruar. Nuk rikthehet më Erion Veliaj në detyrë, sepse Këshilli Bashkiak e ka shkarkuar. Mund ta pranojnë që shkarkimi është i padrejtë, por nuk e rikthen dot në detyrë sepse nuk ka fuqi ekzekutive. VKM-ja nuk shfuqizohet dot sepse në rastin e Veliajt është akt individual dhe pjesë administrative. Veliaj kërkon ta çojë në Strasburg, se shkarkimi i tij pretendon se është politik. Erion Veliaj e di mirë që nuk ka më pjesë te Bashkia Tiranë, është shkarkuar. Në detyrë ka 0 mundësi për t’u kthyer. Mbaj përgjegjësi për këtë që po them”, shtoi juristi.

  • ‘Nuk jam qurraveci i Bashkisë unë. Unë të marr me vete’/ Berisha zbulon bisedën e Ramës me Ballukun

    ‘Nuk jam qurraveci i Bashkisë unë. Unë të marr me vete’/ Berisha zbulon bisedën e Ramës me Ballukun

    Ai tha se Balluku i ka thënë Ramës se; ‘nuk jam qurraveci i bashkisë unë’, duke ironizuar sipas Berishës, Veliajn.
    “E morët vesh çfarë kërcënimesh i kanë bërë Dritan Prenccit nga Edi Rama tek Troplini, por edhe familjarët e Rahmtelijes. Lexoni sot çfarë shkruan Edi Rama me dorën Batonit…Sot më duhet të them se aty të paktën pati një sinqeritet Batoni që tha se fajin e ka Edi Rama. A ka njeri më të verbër pas Edi Ramës, se Batoni, jo nuk ka.
    A do vijë Edi këtu (në SPAK)? Rahmetlia i tha: Edi, nuk jam qurraveci i Bashkisë unë. Unë të marr me vete, i tha. Dhe në fakt, shkrimi i Batonit tregon se ajo ka ndërmend ta marrë me vete.”, tha ai.

  • Balla e quan PD një ‘parti të marrë peng’: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

    Balla e quan PD një ‘parti të marrë peng’: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

    Ai tha se SPAK-un kjo parti e sulmon vetëm për arsyen se Berisha ka dosje në këtë institucion.
    “Unë ju thashë që qasja jonë në raportimin e institucionit të pavarur përgjatë seancave të së hënës dhe të enjtes ishin shumë domethënëse për publikun. Se si një parti e marrë peng sulmon SPAK-un për shkak të dosjes të kryetarit.”, tha Balla.

  • ‘Duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber’/ Kryemadhi me ‘look’ të ri, batuta me gazetarët

    ‘Duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber’/ Kryemadhi me ‘look’ të ri, batuta me gazetarët

    Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, të caktuar nga gjykata në kuadër të dosjes për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
    Në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi është parë me një look të ri të flokëve, ndërsa ka shkëmbyer batuta me gazetarët.
     “Duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë”, – tha një nga gazetarët, teksa Kryemadhi u përgjigj me humor: “Është i njëjti model, por me disa ndryshime të tjera.”.

  • Zbulohet fatura, shuma e majme që PD pagoi Chriss LaCivita

    Zbulohet fatura, shuma e majme që PD pagoi Chriss LaCivita

    Sot është afati i fundit për të dorëzuar raportet financiare në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.
    BW ka siguruar faturën e Partisë Demokratike, që kjo e fundit ka paguar për Chriss LaCivita, ish-strateg i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump.
    Ai u angazhua nga PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Mësohet se fatura në fjalë kap shifrën 1 milion euro.